E njohur si ish-e dashura e deputetit të Kosovës, showgirl shqiptare Iva Aliko zbuloi në emisionin Late Night Show në RTV Ora se është beqare.

Ajo tha se i ka dhënë fund një lidhje të gjatë dhe nuk ka ndërmend të kthejë kokën pas.

Iva Aliko tregoi se arsyeja e ndarjes ishte xhelozia e të dashurit.

“Për momentin jam vetë. Kam rreth një muaj që jam single. I kam dhënë fund një lidhje të gjatë. Nuk po e vuaj, jo. Nuk rikthehem pas asnjëherë. Vetëm nëse dikush rikthehet tek unë. Filloi duke u shtuar xhelozia, dashuria, të gjitha bashkë edhe mbaroi.Nuk e doja sa më donte. Unë jam tip që më pëlqen liria, pavarësia. Thjesht dua të bëj me kokën time kaq. Dashuria më e fortë ishte kjo që lash pas. Ishte shqiptar.” është shprehur Iva Aliko.