Studentja ekselente nga Vlora pasi iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes “shqipriaqëduam.al”, përfitoi tarifën e shkollimit dhe bursën, të cilat i ishin mohuar padrejtësisht. Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në rubrikën “mirëmëngjes”, rastin e studentes e cila studion në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, e cila pasi iu drejtuar platformës së bashkëqeverisjes përfitoi heqjen e tarifës së studimit dhe përfitoi bursën prej 9 mijë lekësh.

Kryeministri Rama shprehet “mirëmëngjes, dhe me një tjetër studente ekselente, që i’u drejtua platformës shqipëriaqëduam.al dhe fitoi atë çka i’u mohua padrejtësisht, falë Paktit për Universitetin, ju uroj një fundjavë të bukur”. Studentja Marina Alika shprehet se “unë jam studente ekselence dhe kërkova bursën që më takonte nga shkolla si studente ekselence dhe nuk e mora, sepse kam kaluar nga biologjia në kimi dhe më thanë se je në një rast specifik. Ishte një gjë që unë e meritoja. Gjithë përkushtimi, gjithë sakrifica e familjes, gjithë mundi im, dhe në fund nuk mora atë që meritoja. U solla nga një anë në një anë tjetër dhe pasi në shkollë nuk gjeta zgjidhje, ju drejtova platformës si e vetmja zgjidhje që më kishte mbetur. Përgjigja nga platforma me erdhi brenda 8 ditësh dhe mora përgjigje pozitive. Unë përfitova 90 mijë lekë të vjetra bursë shkolle dhe tarifën e shkollës të paguar, ndërsa njerëzit që ishin përgjegjës morën masë disiplinore nga Ministria e Arsimit”, shprehet ajo.

“Shqipëriaqeduam.al” është kthyer tashmë në një nga platformat më të besueshme për shqiptarët, pasi në një kohë mjaft të shkurtër u jep zgjidhje problemeve të qytetarëve.