Italianët shpenzojnë më shumë gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri! Sipas publikimit të fundit nga INSTAT për periudhën 2014-2018, shpenzimet mesatare ditore të një shtetasi italian janë 81 euro.

Malazezët renditen të dytët me 60 euro shpenzime mesatare ditore për person, grekët të tretët me 59 euro, maqedonasit të katërtit me 46 euro, ndërsa kosovarët të fundit me 43 euro.

Për nga qëllimi, 64 përqind e vizituesve italianë zgjedhin si destinacion Shqipërinë për pushime. Qëndrimi mesatar në vend është 6.8 ditë, duke u numëruar si më i larti, krahasuar me shtetasit vizitues nga Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Kosova.

Referuar publikimit, 59 përqind e vizituesve qëndrojnë në hotel, ndërsa pjesa tjetër akomodohen në motel, hostel apo shtëpi me qira.