Megjithëse raportohej se ai do të përfshihej, Cristiano Ronaldo është lënë jashtë skuadrës portugeze që do të ndeshet me Italinë në Nations League. Azzurri duhet të mposhtë ekipin e Fernando Santos për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në finale, dhe parashikohej që ylli i Juventus të rikthehej për këtë ndeshje kaq të rëndësishme.

Santos ka emëruar skuadrën e tij pasditen e së enjtes, por emri i Ronaldo-s nuk lexohej askund. Shoku i ekipit te Juventus Joao Cancelo është në skuadër, teksa Mario Rui i Napolit dhe Joao Mario i Inter janë pjesë e ekipit. Skuadra e Portugalisë që do të ndeshet ndaj Italisë dhe Polonisë:

Portierë: Rui Patricio, Beto, Claudio Ramos
Mbrojtës: Cedric Soares, Joao Cancelo, Jose Fonte, Luis Neto, Pepe, Ruben Dias, Mario Rui, Raphael Guerreiro
Mesfushorë: André Gomes, Bruno Fernandes, Danilo Pereira, Joao Mario, Pizzi, Renato Sanches, Ruben Neves, William Carvalho
Sulmues: Bernardo Silva, Bruma, Gonçalo Guedes, Rafa, André Silva, Eder

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here