Nga Arben Isaraj

Në përmujorin e “ngordhjes” administrative.

Pothuaj një muaj më parë, na ngordhi pa u pjellë mirë, një hibrid kushtetues, dekreti “i anullimit të caktimit”.

Atij … që i mbeti dobiçi administrativ, i pajetë në dorë, ka shpresë se do tia ngjallë në tetor Gjykata Kushtetuese😳😳.

Thonë se në fillim, Perëndia krijoi idiotët.

Kjo ishte për praktikë.

Pastaj ajo krijoi dërrasat e zeza të shkollave.

Meqënëse në praktikë, idiotët e kanë thënë e stërthënë atë që mendojnë, është rradha e dërrasës së shkollës.

Ja një komunikim i simuluar kushtetues, në fushën e të nxënit, për të shmangur shplarjen politike totale të trurit.

I Nxëni 👤 :

Çfarë çështjesh gjykon dhe për çfarë vendos Gjykata Kushtetuese, sipas librave të së drejtës ?

Kushtetonjësi 🗣 :

Sipas nenit 131/21, të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese gjykon dhe vendos për:

a) pajtueshmërinë e ligjit me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare;

b) pajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën para ratifikimit të tyre;

c) pajtueshmërinë e akteve normative të organeve qendrore dhe vendore me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare;

ç) mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, si dhe ndërmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore;

d) kushtetutshmërinë e partive dhe të organizatave të tjera politike, si dhe të veprimtarisë së tyre;

dh) shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës dhe vërtetimin e pamundësisë së ushtrimit të funksioneve të tij;

e) çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës, të deputetëve, të funksionarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre.

ë) kushtetutshmerinë e referendumit dhe verifikimin e rezultateve të tij;

f) gjykimin përfundimtar të ankesave të individëve kundër çdo akti të pushtetit publik ose vendimi gjyqësor që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike efektive për mbrojtjen e këtyre të drejtave, përveçse kur parashikohet ndryshe në Kushtetutë.

I Nxëni 👤 :

A e gjykon dot Gjykata Kushtetuese, kushtetueshmërinë apo paligjshmërinë, e Dekretit të Presidentit për “caktimin e datës së zgjedhjeve” sipas pikës “gj” neni 92 i Kushtetutës ?

Kushtetonjësi 🗣 :

Kushtetueshmëria apo paligjshmëria, e Dekretit të Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve”, sipas pikave “a” deri në “f” të nenit 131/21 të Kushtetutës, nuk është objekt gjykimi për Gjykatën kushtetuese.

Pasi :

a) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk është ligj;

b) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk është marrëveshje ndërkombëtare për tu ratifikuar në Kuvend;

c) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk është akt normativ i një organi qëndror, sipas Kushtetutës;

ç) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk i ka marrë kompetencën asnjë pushteti tjetër qendror dhe vendor;

d) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk merret me kushtetutshmërinë e partive dhe të organizatave të tjera politike;

dh) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk merret me shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës dhe me vërtetimin e pamundësisë së ushtrimit të funksioneve të tij ;

e) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk merret me çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tij.

ë) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk është Referendum ;

f) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk është ankesë individi kundër çdo akti të

pushtetit publik ose vendimi gjyqësor që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike efektive për mbrojtjen e këtyre të drejtave.

I Nxëni 👤 :

A është Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” akt normativ apo akt individual administrativ ?

Kushtetonjësi 🗣:

Sipas nenit 116 të Kushtetutës,

“aktet normative që kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë:

a) Kushtetuta;

b) marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara;

c) ligjet;

ç) aktet normative të Këshillit të Ministrave”.

Shkruhet qartë që Dekreti i Presidentit nuk është akt normativ sipas Kushtetutës.

Dhe si i tillë, ligjshmëria apo vlefshmëria e Dekretit të Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve”, nuk është objekt i gjykimit kushtetues.

I Nxëni 👤 :

A ka fuqi juridike Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve”, pasi ai është botuar në Fletoren Zyrtare ?

Kushtetonjësi 🗣:

Kushtetuta në asnjë germë të saj, nuk thotë se Dekreti i Presidentit botohet në Fletoren Zyrtare.

As dhe se ai hyn në fuqi kur botohet në Fletoren Zyrtare.

Pasi, sipas nenit 117 të Kushtetutës :

“Ligjet, aktet normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave,

të institucioneve të tjera qëndrore marrin fuqi juridike vetëm pasi

botohen në Fletoren Zyrtare”, dhe

“Shpallja e botimi i akteve të tjera normative bëhet sipas mënyrës

së parashikuar me ligj”.

I Nxëni 👤:

Po pse gjërat e shkruara drejt në Kushtetutë, lexohen dhe kuptohen shtrembër ?

Kushtetonjësi 🗣 :

Ah, nxënësi im, për këdo që është i vetmuar, pa Zot, pa Libra dhe pa Mësues, pesha

e ditëve është dhe do të jetë e tmerrshme.