Youri Djorkaeff vë bast kundër Juventusit. Ish-fantazisti i Interit, është në fakt i bindur se bardhezinjtë nuk do të thyejnë dot tabunë “Champions Leage”, madje as me blerjen e Cristiano Ronaldos.

“Ka respekt të madh për Cristiano Ronaldon. Te Manchester United, Real Madrid dhe sot te Juventus ka sjellë gjëra që shumë pak futbollistë në botë mund të ofrojnë. Mendoj se ka qenë diçka e rëndësishme ardhja e tij në Itali, ku ka ringritur nivelin e kampionatit italian, një herë e një kohë plot me kampionë të mëdhenj”, deklaroi Djorkaeff.

“Cristiano ka dëshirë të madhe, karakter të madh dhe aftësi lidershipi. Champions League? Të shohim, është një kompeticion shumë i gjatë dhe shumë stresues. Në fund do të mbetet vetëm njëra. Juventus ka mundësi të mëdha, por nuk besoj se do të fitojë. Shoh skuadra më të forta, si Manchester City dhe mbi të gjithë Liverpool. Këtë vit shoh një skuadër angleze”, theksoi ish-kampioni i Botës me Francën në vitin 1998.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here