Ish-aleati i Lulzim Bashës, Arian Galdini përmes një postimi në rrjetin social Facebook shprehet se do të votojë më 30 Qershor pasi kjo është një e drejtë kushtetuese e përkrahur edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Ai i konsideron si “plaçkaxhinj të Shqipërisë” ata që bëjnë thirrje për bojkot.

Do votoj në 30 qershor. Sepse jam kundër Edi Ramës dhe Leshkovetes së tij në krye të Bashkisë së Tiranës. Do të votoj sepse jam kundër të gjithë Anëtarëve të Klubit të Plaçkaxhinjve të majtë dhe të djathtë të politikës shqiptare. Do të votoj sepse nuk u besoj idealizmave e sovranizmave të plaçkaxhinjve, kushdo qofshin, majtas e djathtas. Do të votoj sepse është e drejta ime kushtetuese.

Do të votoj, sepse plaçkaxhinjtë e Shqipërisë po më thonë të mos votoj, ndërsa SHBA dhe BE po më thonë të votoj. Mes plaçkaxhinjve sovranistë e idealistë të Shqipërisë dhe Perëndimit, unë zgjedh Perëndimin”, nënvizon Galdini. Ai shton se “Që në 30 qershor nuk do ketë zgjedhje, është po aq e vërtetë sa në 16 shkurt ka rënë Rama”