Irma Libohova ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku edhe ka dhënë një intervistë para dy moderatoreve, Fatma dhe Aulona.

Gjatë intervistës ku edhe nuk munguan pyetjet e shumta më në fund Fatma e ka pyetur këngëtaren nëse gjatë karrierës së saj është sajuar ndonjëherë me veshje apo edhe nëse ka marrë borxh një fustan vetëm për të realizuar performancën e saj të dëshiruar?

Përgjgigja e Irmës ishte krejt spontane dhe e natyrshme duke qënë se këngëtarja dallohet për stilin unik në veshje:

‘Patjetër që jam sajuar pasi nuk kam dëshiruar të jem pjesë e rreshtit me veshje standarte ku të gjithë ishin njësoj. Kam kërkuar edhe borxh pa pikën e turpit. Mi kanë dhënë me shumë dashuri. Më rëfërionin se filanes i vinin veshje nga jashtë shtetit dhe shkoja pa droje kërkoja. Vetëm për të mos qenë në një rresht me të tjerët’