Një stuhi e rrallë, e quajtur “Ipathia” do të përshkojë Greqinë duke sjellë stuhi me shumë dëborë dhe erëra shumë të forta, sipas Stacionit të Observatorit Kombëtar të Athinës. Dëbora parashikohet në zonat e larta në pjesën qendrore dhe veriore të vendit dhe madje edhe në zonat e ulëta si në Selanik, Maqedoni dhe Thrakë, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë reshje shiu.

”Ipathia” pritet të arrijë në pjesët veriore dhe perëndimore të mërkurën në mëngjes dhe pjesën tjetër të Greqisë deri pasdite. Shpejtësia e erës do të arrijë deri në 150 kilometra në orë. Shi është parashikuar për Atikën nga pasdita, ndërsa më shumë dëborë pritet të bjerë në malin Parnitha.

Selaniku do të përjetojë reshje dëborë që nga orët e para të mëngjesit të nesërm.