Pas zyrtarizimit të divorcit mes Allegrit dhe Juventus, në një intervistë për ‘Corriere dello Sport’ Claudio Lotito ka folur mbi shanset e një transferimi të mundshëm të trajnerit Simone Inzaghi te bardhezinjtë.

“Unë nuk kam menduar kurrë se trajneri ishte në diskutim. Simone për mua përfaqëson historinë e Lazios, si futbollist dhe si trajner. Nëse ai do të kërkonte të shkojë te Juve, do të më hidhëronte nga aspekti njerëzor”, deklaroi presidenti i Lazios, Lotito.

“Juventus është sigurisht një stad i lartë në karrierë, por përse nuk mund të jetë edhe Lazio? Futbolli nuk është vetëm paraja. Ne kemi qendrën stërvitore më të madhe në Itali. Klubi ynë është shumë i shëndetshëm, ndërsa të tjerët janë plot me borxhe”, tentoi Lotito të bindë Inzaghin të mos largohet.