Rreth 200 abonentë të fshatit Verri në Fier do të kenë tashmë furnizim më të mirë me ujë të pijshëm falë investimit të fundit të bashkisë në rrjetin e ujësjellësit.

Duke folur për këtë investim, kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi u shpreh se “banorët e këtij fshati vuanin prej vitesh mungesën e ujit dhe kishin të trashëguar një rrjet të dalë jashtë përdorimit”

“Një punë kolosale u bë dhe tashmë do të mundësojë furnizim të rregullt me ujë dhe një shërbim cilësor të panjohur më parë nga banorët e Verrisë”, tha Subashi.

Konkretisht, puna për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit të fshatit Verri konsistoi në vendosjen e një linje të re ujësjellësi dhe matësve për çdo abonent.

“Puna vazhdon për të siguruar furnizimin me ujë 100% për 200 abonentët e këtij fshati”, tha Subashi.