E ftuar në emisionin “Kjo Javë” i cili drejtohet nga gazetarja Nisida Tufa ka qenë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini.

E gjithë biseda mes ministres dhe gazetares është fokusuar te studentët duke diskutuar mbi bojkotin, realizimin e kërkesave të tyre, shkuarjen përtej tyre si edhe rikthimin normal të mësimit në çdo fakultet.

E pyetur për porblematikat që ka sistemi universitar në tërësi, ministrja Shahini është shprehur se ato janë të trashëguara ndër vite duke theksuar se ato nuk i solli ish ministrja Nikolla.

Lidhur me kërkesat e studentëve ministrja është shprehur se ajo dhe kryeministri Rama garantojnë realizimin e të gjitha kërkesave të studentëve madje duke shkuar përtej tyre si psh. rasti i tarifës e cila jo vetëm u përgjysmua por u shkua përtej saj.

Sa i përket bojkotit edhe ministrja ka evidentuar atë që kanë pasqyruar mediat, pra mbledhjen e disa studentëve të cilët kanë bllokuar sallat duke mos lënë shumicën e studentëve të zhvillojnë mësim. Megjithatë ministrja shprehet se së shpejti mësimi do të vijojë normalisht, ashtu sikurse po bëhet në pjesën më të madhe të universiteteve.

Një tjetër problematikë e ngritur në studio ishte plagjiatura e doktoraturave të pedagogëve. Për këtë ministrja Shahini garantoi se qeveria do bëjë çmos me aq sa i jep hapsirë ligji që ky proces të jetë tërësisht i drejtë dhe i rreptë duke ndëshkuar çdo pedagog që ka doktoraturë plagjaturë. Madje doktoraturat e gjithësecilit do bëhen publike dhe do jenë të digjitalizuara, kjo fjalë ndërhyrjes së qeverisë. (Lexo.al)