Çani: Gjithë dynjaja ju shkruajnë në Whatsapp…

Rama: Kërkoj ndjesë që nuk i kthej të gjithëve përgjigje se më shohin online dhe kujtojnë se po i shkruaj, por s’e ke idenë sa shumë janë.

Çani: Fëmijët po ngrohen në rezistenca s’e kaldaja në shkolla nuk ndizet.

Rama: Kam marrë shumë mesazhe të tilla. Ngrohja në shkolla është përgjegjësi e bashkive.

Çani: jam mësuese me 4 fëmiëj. Kurdo ta marrim pagën e janarit.

Rama: nuk ka probleme me pagën e janarit. Janë probleme teknike të thesarit por do interesohem.

Çani: Jam student. Pse rri gjithë ditën online…

Rama: Unë nuk jam zgjedhur të punoj me kazëm, por që të marr vendime dhe të komunikoj me të gjithë njerëzit.

Çani: Protesta e studentëve…

Rama: Protesta e ka tejkaluar qëllimin e vet. Kërkesat e studentëve janë plotësuar dhe madje unë do i propozoj studentëve paktin me ta.

Çani: A do mbetesh në histori si kryeministri që urdhëroi policët të godasë studentët brenda në fakultete. As Ramiz Alia s’e ka bërë këtë.

Rama: Nuk lejoj që të uzurpohen studentët. Janë vetëm 3 grushta studentësh tërësisht me axhendë politike që po pengojnë mijëra të tjerë që duan të shkojnë në mësim. Policia ka ndërhyrë me kërkesë të universitetit.

ERTV Live😊: (Pjesa II) Në Zonën e Lirë të Arian Çanit për qeverinë e re, studentët, bixhozin, Presidentin e Republikës dhe qyqarët e zuzarët që sulmuan egërsisht ministrin e ri për Europën dhe Punët e Jashtme

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 11. Januar 2019