Flet kandidati i opozitës në listën e Beratit që pritet të hyjë në Kuvend: Ja ç’do të ndodhë pas vetëasgjesimit të PD-së

Nga Fernada Cenko

Lefter Maliqi është deputeti që iu shtua Parlamentit pas djegies së mandateve nga opozita. Para se të merrte mandatin, Maliqi ka qenë nën drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Maliqi në një intervistë për “Tema Javore” thotë se kjo ishte edhe një hakmarrje ndaj Bashës që në shumë raste e ka zhgënjyer nga premtimet e dhëna.

Sipas tij në Parlament do jetë një opozitar dhe votat do i japë vetëm për interesa të shqiptarëve.

Maliqi ndër të tjera theksoi se demokratët duhet ta heqin Bashën nga drejtimi i Partisë Demokratike, pasi ai këtë parti e përdor për inetersa të tij perosnale.

Zoti Maliqi sot jeni në Parlament dhe po dorëzoni detyrën tuaj si nën drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Basha i ka thirrur deputetët në listë për të dorëzuar mandantin?

Me sa informacion kam, janë thirrur tek PD-ja kandidatët e listës për të firmosur parakohe dorëzimin e mandatit, menjëherë pasi u mor vendimi politik për djegien e mandateve. Por mbi 30 kandidatë nuk kanë pranuar të firmosin ose janë shmangur duke nxjerrë arsye që nuk janë në Shqipëri. Në dijeninë time janë mbi 20 kandidatë të PD-së që do pranojnë mandatin dhe të LSI-së do e pranojnë të gjithë sa të mbushen vendet vakant të 19 deputetëve. Paralementi do të ketë mbi 100 deputetë në sallë.

Je komod që në “rradhët” e PS-së?

Po sot mora vendimin, respektova Kushtetutën dhe Ligjin. Partia Demokratike ma kishte borxh mandatin për shkak të mbështetjes së madhe që ju kam dhënë që nga 2009 ku i dhurova mandat të 3-të. i sigurova mandatin e dytë në 2013-ën, duke dalë shembull në rritje në zonat që mbuloja në Qarkun Berat, pasi ktheva tre komuna nga PS-ja në PD. Më pas në opozitë punova fort 4 vjet ku z. Basha asnjë premtim nuk mbajti ndaj meje duke më hequr emrin nga lista e kandidimit për Kryetar i Degës PD, Berat.

Nga kandidimi për Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë. Më gënjeu për kandidat për Kryetar Bashkie në Berat me justifikimin se ja dha PR-së. Më genjeu për kandidat si të parin e listës së Beratit dhe më caktoi pabesisht të 3-in, pas debateve publike me të se mbështeta në fushatë dhe PD në qarkun Berat. Pësoi disfatën më të thellë në historinë e saj. Përfundoi me një mandat në 2017 në qarkun Berat, ku u duk qartë mbështetja ime në elektorat. Unë vazhdoj kontaktet e përjavshme me banorët e zonës duke i mbështetur për problemet e tyre si dhe në vizita e ngushëllime si dhe në problemet që kanë.

Keni pasur telefonata nga PD apo PS?

Kam pasur telefonata nga PD-ja për mos ta pranuar mandatin, por nuk ju përgjigja. Nga PS-ja nuk kam pasur kontakte. Isha për më shumë se një javë në heshtje, duke parë reagimin e ndërkombëtarëve, ligjet, Kushtetutën, por dhe të drejtën morale dhë borxhin që më kishte Basha ndaj votuesve të mi. Vendosa të jem, sado që të jetë mandati me votuesit e mi të majtë dhe të djathtë.

Keni pasur presion?

Jo nuk kam pasur presion.

Do jeni opozitar apo me shumicën, sepse ju vini nga një post që jua dha PS-ja?

Do jem opozitar. Çdo gjë do rrjedh sipas situatës politike dhe parlamentare. Do bashkoj votat me PS-në vetëm për ligjet që i shërbejnë vendit dhe interesave të shqiptarëve.

Protestat si i komentoni?

Jam kundra dhunës dhe pro protestave paqësore. Jam kundra aktit ekstrem të djegies së mandateve. Sa për vjedhjen apo blerjen e votave është fenomen që e kanë përdorur të treja partitë PD-ja, PS-ja, LSI-ja. Jam për marrëveshje politike dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor për mazhoritar të pastër.

A do ketë zgjedhje të parakohshme?

Për mua dhe të ketë zgjedhje të parakohshme, PD sfiton dot, pasi ju thashë, Basha nuk ngjall shpresë, nuk përcjell frymëzim. Nuk është drejtues i aftë dhe bashkëpunues.

Shihni ju revoltë popullore?

Nuk ka revoltë popullore. Demokratët të rrëzojnë Bashën, pasi ai nuk përfaqëson PD-në, por vetëm pazaret e familjes së vet. Duhet një lidër që bashkon të djathtën, që përcjell optimizëm, shpresë e besim, jo gënjeshtra e interesa meskine e private si Basha.