Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përforcuar sërish idenë e tij për korrigjimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

I ftuar në emisionin Real Story të gazetarit Sokol, përballë analistëve Arian Vasjari dhe Skënder Minxhozi ai ka shprehur bindjen se ky proces do të përfundojë, pasi kjo është e vetmja mundësi që ka Kosova për tu njohur nga Serbia.

Intervista e plotë e Hashim Thaçit në Real Story:

Sokol Balla: Si e përktheni ju në terma konkret korrigjimin e kufijve? Pak ditë më parë në një letër publike, ju për herë të parë folët për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën si një rezultat i mundshëm i kësaj negociate.

Hashim Thaçi: Realisht në si Kosovë kaluam tash 11 vite të bërjes si shtet i pavarur dhe sovran në një proces krejt të koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe partnerët e tjerë. Sot jemi njohur prej 116 shteteve dhe jemi antarësuar në rreth 200 organizata ndërkombëtare. Tani jem në një fazë që po kalojmë një “status quo” që për mua personalisht dhe nga këndvështrimi se si unë i shoh gjërat, edhe në rrafshin kombëtar por edhe në atë ndërkombëtar, është një vendnumërim që shënon regres dhe jo lëvizje përpara. Kosova ka nevojë për një lëvizje më të shpejt, më substanciale në veçanti atë të konsolidimit në rrafshin ndërkombëtar për tu reflektuar dhe në aspektin e brendshëm, prandaj duke marr parasysh se duhet lëvizur më shpejt drejt NATO dhe BE por dhe të jemi pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por duke marr parasysh dhe mesazhet e qarta të Samitit të vendeve të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor në Sofie, ku na u tha qartë, të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor se BE është duke punuar për modernizim dhe reformim të vetes, dera është e hapur por ndërkohë asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do integrohet pa i zgjidhur problemet e veta të ndërsjellta. Tani, e di gjithë bota që problematika Kosovë-Serbi është e mbyllur në kuptimin e konflikteve dhe luftës, apo mund të themi i luftës por si konflikt i ngrirë ekziston dhe mendoj që nuk është e mjaftuesme, për bindjen time, vetëm të jemi të lirë në Kosovë dhe të jemi të pavarur. Ne mund ta përmbyllim misionin tonë kur të realizojmë dhe objektivin tonë të tretë, dmth lirinë e kemi fituar, pavarësinë e kemi por të antarësojmë vendin në NATO dhe në BE, për këtë arsyje mendoj që është i nevojshëm, është i domosdoshëm një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë që nënkupton njohjen reciproke.

Si mund të ndodh njohja reciproke?

Unë nuk besoj që duhet të zgjohet nga gjumi ndonjë lider i Beogradit do të marr ndonjë vendim që me vullnetin e vet ta njohi pavarësinë e Kosovës, por kjo mund të arrihet përmes negociatave serioze, përmes dialogut serioz, përmes një procesi natyrisht të ndjeshëm dhe një kompromisi që do të mund të çonte të dy vendet drejt një situate in-in, që nënkupton njohjen reciproke. Njohja reciproke pastaj ka përparësitë e veta për Kosovën për të cilat mund të flasim edhe gjatë emisionit. Të tjerët që mendojnë që nuk është koha për dialog, nuk është koha për negociata, nuk është koha për marrëveshja, mendoj që janë të gabuar, pasi sa më shumë që shtyhet kjo marrëveshje çmimi më i lartë do jetë edhe për ne edhe për Serbinë. Një marrëveshje Kosovë-Serbi, një marrëveshje paqësore definitivisht mendoj që nënkupton më tepër paqe dhe stabilitet në tërë Ballkanin Perëndimor por dhe lëvizje më të shpejtë për Kosovën në NATO dhe BE por edhe për Serbinë drejt perspektivës europiane. Pse korrigjim i kufijve? Në takimin që kam zhvilluar me liderët politik të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit më është theksuar domosdoshmëria e respektimit të referendimit të qyetarëve të këtyre komunave më 1 dhe 2 mars 1992 dhe diçka e tillë ka ndodhur më herët, i kam takuar këta lider në zyrën time dhe kanë shprehur në mënyrë unike, unanime një dëshirë të tillë, njënevojë të tillë dhe një të drjetë të tillë. Unë kam kërkuar prej tyre se nëse janë serioz ta institucionalizojnë këtë kërkesë tek institucionet e Republikës së Kosovës, që do të thotë, ka qenë një Referendum në vitin 1992, që janë deklaruar qytetarët në Preshev, Medvegjë e Bujanoc për të drejtën e tyre për bashkangjitje më Republikën e Kosovës. Një të drejt të tillë unë e mbështes fuqishëm, jo vetëm sonte por ka kohë, e deklaroi çdo ditë, do ta rideklaroi dhe kam bindjen se do ta jetësoi.

Sokol Balla: Pra jeni i bindur që do ta realizoni?

Hashim Thaçi: Unë besoj në drejtësin e qasjes së tyre, në drejtësin e që të ndodh ky korrigjim i kufijëve dhe ajo pjesë ti bashkangjitet Republikës së Kosovës.

Sokol Balla: Ju e nënkuptoni këtë si pjesë të marrëveshjes me Serbinë?

Hashim Thaçi: Unë dua të shprësoj që gjatë negociatave që nuk do të jenë fare të lehta do të gjejmë një mundësi, do të gjejmë një zgjidhje, do të gjejmë një variant që do të jetë e pranueshme edhe për autoritetet në Beograd, që një vullnet i tyre, i qytetarëve në Preshevës , Medvegjë e Bujanoc të realizohet dhe kjo pjesë e Kosovës ti bashkangjitet Republikës së Kosovës. Kur flas për dialog dhe negociata dhe mundësine e arritjes së një marrëveshje përfundimtare, historike më obligim ndërkombëtar, ligjërisht, atëherë mendoj që duhet të jetë një proces krejt paqësor dhe në rast të arritjes së një marrëveshje paqësore mes dy vendeve askush ska nevojë që të jetë i shqetësuar apo të ketë frikë apo të krijoi panik krejt të panevojshëm kudo që paraqiten ato zëra anti-marrëveshje Kosovë-Serbi.

Sokol Balla: Ju thatë që ka pasur shumë zëra që kanë qenë kundër kësaj ideje për një marrëveshje të mundshme për korrigjimin e kufirit dhe thatë që janë ta gabuara. Ndonjëherë reagimet e gabuara vijnë për shkak se njerëzit janë të painformuar dhe ndoshta do të ishte mirë që të hidhej më shumë dritë se çfarë realisht nënkuptoni me korrigjimin e kufijëve. Nënkuptoni që Lugina i bashkohet Kosovës, por çfarë do lëshoi Kosova? Shumë vet thonë që Hashim Thaçi me të nënkupton lëshimin e Komunave serbe në veri. A ka realisht një plan konkret se çfarë do të negociohet?

Hashim Thaçi: Realisht i tërë procesi është duke u udhëhequr nga Bashkimi Europian me mbështeteje të plotë, e ritheksoj, me mbështetje të pkotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që qëndrojnë afër procesit të negociatave dhe që mirëpresin mundësine arritjes së një marrëveshje përfundimtare që do të nënkuptonte njohjen reciproke. Nuk e di të tjerët se çfarë flasin, por në emrin tim flas vetëm vet dhe jo të tjerët. Nuk mund të më krijojnë mua situata imagjinative askush se çfarë mendoj unë dhe se si do të veproj. I tërë procesi është përcjell me një transparencë të plotë. Unë gati çdo ditë i drejtohem qyetetarëve të Republikës së Kosovës qoftë përmes komunikimeve të mija të drejtpërdrejta me qytetar qoftë përmes konferencave për shtyp, qoftë përmes debateve me shoqërinë civile, apo sikur mundësia e tillë që më është ofruar sonte në Real Story tek ju. Prandaj objektivi im është bashkangjitja e kësaj treve me Kosovën, krejt zëra të huaj dhe kundërshtar të marrëveshjes janë ata që pretendojnë të shfaqin shqetësime dhe panik krejt të panevojshëm. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është kundër ndarjes së Kosovës dhe nuk do të lejoi, kundër krijimit të asosaciionit me elemente ekzekutive, apo Ahtisari + siç po theksojnë disa, sepse ajo nënkupton Republika Srbska, nënkupton defunksionalizimin e shtetit të Kosovës, por gjithashtu jam dhe kundër shkëmbimit të territoreve. Tani, se kush kërkon dhe çfarë kërkon ,unë nuk flas në emër të askujt flas vetëm në emrin tim dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ndokush mendon që ka qenë deklaratë e nxituar, spontane e pamenduar. Unë e them lirisht: ka qenë e mirëmenduar, shumë mirë i studiuar, shumë i analizuar dhe qëndrim i Presidentit të Kosovës por mund të them dhe i shumicës së politikës së Kosovës. Çdo proces i vështirë natyrisht që ndodh një shkundje në opinionin publik, shkundje që për mendimin tim është e shëndetshme. Dhe debati që zhvillohet, për mua është më tepër se i mirë se ardhur kudo që zhvillohet. Ka zëra dhe qëndrime shumë mbështetëse edhe për iden time për korrigjim të kufijëve, kështu që edhe opinionet që kanë rezerva, unë i respektoj. Kam pritur më tepër kundër reagime racionale të bazuara në fakte, jo në mllef, jo në urrejtje, jo në shpifje, jo në denigrime, jo në fyerje por sido që të jetë me kalimin e kohës edhe debati po kanalizohet në rrugë të drejtë.

Sokol Balla: Besoj ju ndihmuan dhe reagimet ndërkombëtare? Deklarata e John Bolton, reagimi i Komisionerit Hahn menjëherë, se fillimisht u duk se ishte një iniciativë e Hashim Thaçit. Si lindi kjo ide? Ishte diçka në moment apo e koordinuar dhe me ndërkombëtarët?

Hashim Thaçi: Hashim Thaçi nuk është i izoluar prej shoqërisë shqiptare dhë nuk është i izoluar prej botës, përkundrazi respekton vullnetin e shoqërisë së Kosovës, respektoi vullnetin e njerëzve në Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc por në të njëjtën kohë veproi dhe në kornizat e bashkërendimit të plotë me partnerët ndërkombëtar, me të cilët kemi ardhur deri këtu dhe që janë të lidhur drejtpërdrejt me lirin e pavarësinë e Kosovës. Natyrisht është jashtëzakonisht inkurajuese qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që na ka krijuar aftësinë për të diskutuar për korrigjimin e kufijëve dhe mesazhin mbështetës prej zotit Bolton. E di që ka pasur opinione të ndryshme se ai është qëndrim personal, por ajo që mund tju them është që tani qëndrimi është i qartë, edhe i SHBA dhe i BE por edhe i Parlamentit Europian që të shtyhet ky proces përpara dhe të krijohen mundësitë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare duke përfshirë edhe korrigjimin e kufijëve. Ky është një rast, një shans “momentum” të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Jo çdo herë Uashingtoni, Bashkimi Europian janë të fokusuara për Kosovën për Serbinë apo për Ballkanin. Definitivisht mendoj që nëse arrimë marrëveshje atëherë do të hapet një perspektivë e jashtëzakonshme për Kosovën por natyrisht perspektiva europiane edhe për Serbinë.

Sokol Balla: Perspektivë edhe për Shqiërinë dhe Maqedoninë, sepse janë faktor që lidhen…

Hashim Thaçi: Dëgjo, është dëgjuar dhe opinioni se korrigjimi i kufijëve mund të sjell probleme të ndryshme në Rajon. Gjë plotësisht e pavërtetë. Gënjeshtër e kulluar. Manipulim ekstrem. Unë kam vizituar Malin e Zi javën e kaluar, jam takuar me Presidentin Gjukanovic. Ka qenë inkurajuese mbështetja dhe besimi në procesin e dialogut dhe negociatave dhe mundësisë së arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke përfshirë dhe angazhimet që u përmendën. Kam vizituar Maqedoninë, sepse është bërë zhurmë e madhe. I kam dhënë mbështetje të plotë referendumit, antarësimit të Maqedonisë në NATO dhe i kam ftuar qytetarët pa dallim etnik për pjesmarrje masive, në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës, sepse antarësimi i Maqedonisë në NATO është jetik, jo vetëm për Maqedoninë por për tërë Rajonin. Edhe Kryeministri Zaev i Maqedonisë edhe liderët opozitar që kam takuar si maqedonas si shqiptarët, të gjithë pa dallim e mbështesin procesin e dialogut, negociatave dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshje duke përfshirë korrigjimin e kufijëve. Ku është këtu problemi? Se ekzagjërohen situata krejt të paqena apo pretendohet të fiksohen disa gjëra që nuk qëndrojnë. Ne e mbështesin Maqedoninë për në NATO, por është inkurajuese dhe mbështetja e Maqedonisë për procesin e negociatave dhe mundësinë e arritjes së dialogut Kosovë-Serbi. Ka pasur zhurma të ndryshme dhe sa i përketë marrëveshjes Maqedoni-Greqi. Kosova që nga fillimi ka qenë shumë mbështetëse. E di që ka opinione të ndryshme edhe në Maqedoni edhe në Greqi por pikërisht për këtë arsyje liderët duhet që dhe mbi disa opinione të ndryshme reaguese, të dalin në interes të vendit të arrijnë marrëveshje. Sikur të pyetej e gjithë bota greke, e tërë bota që jeton në Maqedoni, kurr nuk do të arrihej marrëveshja Maqedoni-Greqi. Por dy liderët morën një vendim historik të rëndësishëm dhe në veçanti për Maqedoninë.

Sokol Balla: Pra ju thoni që dhe Kosova është në një momentum të tillë të rëndësishëm që duhet të merrni vendime ndonjëherë edhe përballë kundërshtive të opinionit. Gjithësesi u dukë që reagimet më të forta kundër i patët nga Tirana…

Hashim Thaçi: Realisht unë jam i koordinuar më shumicën e liderve politik, të gjithë në Kosovë, pa dallim, drejtuesit e institucineve, kryetarët e partive politike, shoqëria civile, media, vet qytetaria e Kosovës e mbështet dialogun, i mbështet negociatat dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshje përfundimtare me Serbinë që nënkupton njohjen reciproke. Cilat do jenë modalitetet, mbetet të shohim në proces.

Arian Vasjari: Teza e korrigjimit të kufijëve është një tezë autentike serbe që nga Qosiç..

Hashim Thaçi: Jo jo nuk mund të thuash që bashkangjtija e Luginës se Preshevës është ide serbe.

Arian Vasjari: Iden e korrigjimit të kufijëve e keni shpikur ju, sepse unë koncept “korrigjim kufijsh” nuk njoh…

Hashim Thaçi: Ju drejtohem dhe si mik, ma gjej vetëm në një vend të shkruar prej ideatorëve serb për ndarjen e Kosovës që e kanë pasur që përmendet dikund, korrigjimi i kufirit.

Arian Vasjari: Ka nje paradoks ne statusin e subjekteve që negociojnë. Le të flasim hapur, janë në negocime organizmi politik A, Serbia i cili nuk e njeh organizmin politik B, Kosova e cila nga ana e saj e njeh Serbinë. Mendoni tani se me çfarë statusi negociojne tani këto dy entitete, sepse për Kosovën Serbia është shtet, për Serbinë Kosova nuk është shtet

Hashim Thaçi: Gabim

Arian Vasjari: Koncepti korrigjim kufijsh lidhet tipikisht me organizimet politike të konsoliduara, që do të thoë shtetet. Për Serbinë, Kosova ende nuk është shtet. Tani kur vijmë tek çështa e korrigjimit të kufirit, nëse themi korrigjim kufijshm praktikisht ne kemi identifikuar defektin. Ju i referoheni kufijeve historik, gjeografik, politik, kushtetues te 1974, paketës Ahtisari, kufijeve te vendimit te Gjykates Nderkombetare. Eshtë shumë e rëndësishme që kjo të saktësohet.

Hashim Thaçi: Së pari, idea për korrigjimin e kufijve është e imja personalisht, Qosiçi ka pasur ide për ndarjen e Kosovës.

Arian Vasjari: Ju lutem më bëni diferencimin

Hashim Thaçi: Qosiç dhe Daçiç kanë folur gjithnjë për ndarje. Bëje dallimin mes ndarjes, që unë jam shumë kundër dhe skam lejuar kurrë edhe korrigjimit të kufirit. Gjithashtu Serbia pretendon krijimin e Republika Srbska që unë se lejoi, apo një Ahtisari + që unë nuk e lejoi. Gjithasht pretendon që të ketë ndikimin e vet nërpërmjet strukturave paralele që unë i kam shpërbërë. Unë e di se idea ime për korrigjimin e kufirit nuk është ide shumë populiste. Po tregoj vetëm një fakt. Dhe duhet të jem shumë precis që ta sqaroj nëse nuk e ke kuptuar deri më tani. Idea ime është e qartë, në procesin e negociatave që do të përfshihet dhe korrigjimi i kufirit. Lugina e Preshevës, Medvegj dhe Bujanoci të përfshihet në terrorin e Kosovës. Kjo është idea ime e tëra. Kush flet për ndarje, shkëmbim, Repubika Srbska, ato janë ide serbe i nderuar. Ato janë ide të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë. Ato janë identë e shtetit dhe qeverisë së Serbisë, unë nuk mbart ide serbe, as në Shqipëri as në Kosovë. Unë mbart vetëm interesin e qytetarëve të Kosovës dhe të Luginës Preshevës. Kush dëshiron të flas për ndarje nuk ulet me mua në tavolinë. Kush dëshiron të flas për Asosacion apo Ahtisari + nuk ulet me mua në tavolinë. Për këtë unë jam për korrigjim historik, se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet të jenë me Kosovën. Kaq. Unë besoj që do të bind dhe faktorin ndërkombëtar të mbështes këtë projekt. Statusi A dhe B, qasje shumë e gabuar. Ne në tavolinë me Serbinë ulemi si dy vende të barabarta.

Arian Vasjari: Ju e njihni Serbinë si shtet?

Hashim Thaçi: Nëse Serbia e njeh Kosovën si shtet, edhe unë do ta njoh. Deri tani jo. As Serbia dhe as Kosova se kanë njohur njëra-tjetrën. Qëllimi, objektivi im është që në fund të këtij procesi të jetë njohja reciproke. Cilat janë përparësitë? Përparësitë e Kosovës janë të mëdha. Përparësitë e Serbisë janë jo të vogla. Thash, unë çdo herë që ulem me autoritetet e Serbisë, ule i barabartë. Nuk ndihem inferior as me komplekse për Beogradin, siç mund ta ndiejnë dikush. Kosova e njeh shumë mirë Beogradin. Tepër mirë. Dhe e kupton mirë qëllimët dhe objektivat. Për këtë arsyje mos mendo që Presidenti i Kosovës ulet përballë Presidentit të Serbisë me komplekse ose inferior, ose në nivel jo të barabartë. Në çdo tryezë Kosova dhe Serbia ulen si të barabartë. Është e vërtetë, Serbia ka favor se është pjesë e OKB-së, Kosova nuk është. Unë dëshiroj ta heq atë pengesë të Rusisë që kemi në Këshill të Sigurimit. Dhe tani ju tregoj cilat janë përparësite e negociatave në rast të arritjes së marrëveshjes. Idea ime nuk është provok. Korrigjime ka ndodhur dhe nuk do ndodhin për herë të parë vetëm mes Kosovës dhe Serbisë. Ka ndodhur dhe Sllovaki dhe Çeki apo Holandë Belgjikë që ka ndodhur përpara dy vitesh. Përparësite e Kosovës në rast të arritjes së marrëveshjes janë këto: Kosova njihet nga Serbia, menjëherë 5 vendet e BE që nuk e kanë njohur Kosovën e njohin, sepse skanë asnjë arsyje që të mos e njohin; Kosova menjëherë fillon procesin e partneritetit themelimit të ushtrisë dhe të antarësimit në NATO, sikur që askush nuk do të mund të sillet me as në Këshillin e Sigurimit as Rusia, për ta hequr veton për të qenë pjese e OKB. Nëse më bind si ekspert që Serbia ka për ta njohur Kosovën pa dialog dhe pa negociata, hallall dhe të lumtë. Jo vetëm ti po kushdo që të jetë, qoftë në Prishtinë qoftë në Tiranë qoftë njeriu më kombëtar.

Sokol Balla: Zoti President a keni sinjale nga këto 5 vende të BE që nuk e njohin Kosovën?

Hashim Thaçi: Unë flas me kompetencë dhe përgjegjësi shtetërore dhe me besim të plotë dhe të garantuar. Në rast të arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe ndodh njohja reciproke, automatikisht do të njihemi nga 5 vendet e Bashkimit Europian dhe mundësia është reale, nuk mund të garantoi por besoj se Ruset do të sillen më tepër se serbët. Do të mund ta heqin veton në Këshill të Sigurimit përsa i përketë antarësimit në OKB dhe Kosova do të ketë njohje globale. Për ndryshe, mos të mendoj kush që në botë do ta detyroj dikush Serbinë forcërisht me e njohur Kosovën. Apo dikush, ndonjë patriot pret ndonjë bombardim tjetër mbi Beograd për të njohur Kosovën, unë nuk besoj në ato gjëra. Mos mendo dhe mos beso që UN do të vendos sanksione ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën, edhe kjo nuk ndodh. Se kam degjuar shumë opinione në lagjen tonë politike. Për këtë arsyje, nëse mendon që vetëm Serbia fiton nga dialogu, kjo për mua është më tepër se naive. Është e rrezikshme se përhap desinformat dhe opinion pozitv të rrejshëm tek njerërzit, sepse Kosova ka nevojë të lëvizi më shpejt drejt perspektivës euro-atlantike se sa opinionet poshtë e lart njerëzve tonë. Unë i besoj këtij procesi, i besoj korrigjimit të kufirit dhe pothuajse jam i bindur që do të ndodh, pavarësisht zërave të shkëputur edhe të izoluar, nëse SHBA dhe BE vazhdojnë të jenë unik në këtë qëndrim dhe natyrisht nëse shkon sipas planit, në asnjë rrethan dhe me asnjë çmim, në asnjë kohë dhe në asnjë formë as Gazivoda apo Ujmani, as Veriu i Mitrovicës as Trepça nuk vijnë në asnjë rrethanë ndonjë kontestim, në kuptimin a janë të Kosovës apo nuk janë. Të gjitha këto janë desinformata. Ato janë asete të Kosovës, janë territor i Kosovës por Presheve, Medvegjë e Bujanoc do ti bashkangjiten Kosovës. Ky është qëndrimi im. Kush flet për ndarje të mos flas me mua, janë ide të rrejshme. Kush flet për shkëmbim, të mos flasi për Hashim Thaçin, janë ide e njerëzve të rrejshëm për të krijuar konfuzion në opinionin publik edhe në Kosovë edhe në Shqipëri.

Skëndër Minxhozi: Nëse do ju kërkohet që përkundër Preshevës dhe komunave të tjera shqiptare të sakrifikoni Komuna në Veri të Kosovës me shumicë serbe, ose asete të tjera në këtë territor, ju çfarë do të përgjigjeshit për këtë kërkesë nga pala serbe, sepse që të ketë një marrëveshje duhet të ketë një ujdi mes palësh? Ju në këtë pikë keni nxitur dilema të forta të politkës gjermane, ku ministri i jashtëm Maas u deklarua skeptik.

Hashim Thaçi: Nëse do të ndodh korrigjimi apo jo, unë shoh gjasa shumë të pakta, pse, apo teorike. Për arsyje se Serbia nuk do të pajtohet. Uroj që të reflektoj përmbajten e çdo faktori ndërkombëtar, çdo kryeqyteti unë e kuptoj. Unë e kam vizituar dhe në zyrën e saj Kancelaren Merkel muaj më parë. Kancelarja e mbështet fuqishëm dialogon dhe negociatat, si dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshje. I kuptoj edhe skepticizmat dhe i respektoi, por në moment që arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për korrigjimin e kufijëve, jam i bindur që të gjithë në mënyrë unike do ta mbështesin marrëveshjen, edhe SHBA edhe BE duke përfshirë të gjitha shtetet anëtare të BE. Këtu u fol dhe për ndarje dhe shkëmbim përsëri, ato nuk janë ide të mija, ato janë ide serbe, të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë me mua, përveç kundërshtisë time të plotë, maksimale. Por ata që po flasin kundër korrigjimit dhe në një formë apo tjetër dërgojnë mesazhe për ndarje dhe shkëmbime, kudo që të jenë ata, e kanë gabim dhe unë do të jem përballë tyre kudo që të paraqiten ata. Idea ime është vetëm korrigjimi, bashkangjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit asnjë aset i Kosovës, as Ujmani as Veriu i Kosovës as Trepça nuk vijnë në konsideratë që të jenë pjesë e serbisë. Është e vërtetë dhe tjetra që Tito dhe Rankoviç, në kohën e dëbimit masiv të shqiptarëve nga Kosova në vitet 1956-1959 për të bërë një balancë demografik ja ka bashkangjitur Kosovës një pjesë të Leposavicit, Leshakut dhe Zubin Potokut. Tani a duhet të mbesim ne viktimë e Titos? Është e drejtë historike e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit ti bashkangjiten Kosovës. Unë e mbështes plotësisht, botërisht, më vjen mirë që dhe faktori ndërkombëtar po reflekton gjithnjë e më tepër. Për skenën politike të Kosovës flas unë. Skena politike ëshë plotësisht në favor të dialogut, negociatave dhe të arritjes së një marrëveshje, duke mos e përjashtuar dhe korrigjimin. Ata që flasin për luftë dhe tragjedi të jesh i bindur që më së pakti janë të interesuar për probleme, konfikte. Për luftë kanë folur dhe në kohën e demarkacionit me Malin e Zi. Sot 90% e anëtarëve të qeverisë së Kosovës e mbështesin korrigjimin. 80% e qytetarëve të Kosovës e mbështesin korrigjimin e kufirit. Edhe Presidenti edhe Kryeministri mund të ndërrohen por korrigjimi do të ndodh. 98% e qytetarëve në Presheve, Medvegj e Bujanoc e mbështesin bashgangjitjen me Kosovën. Ndërsa mbi 90% e mbështesin në Kosovë që Presheve, Medvegj e Bujanoci ti bashkangjitet Kosovës. Nuk ka individ, oi shkëputur që do mund ta bllokoi këtë proces, sepse ne do shkojmë në referendum dhe vet qytetarët do ta thonë fjalën e vet. Pyetja do jetë shumë e thjeshtë dhe e qartë dhe e shkurtër, ku qytetarët do kenë mundësi të përgjigjen me PO ose JO. E aprovojnë qytetarët, OK ndodh mrekullia, nuk e aprovojnë, aty jemi. Kur flitet për luftë e për tragjedi ose ta zëmë për spastrim etnik paqësor, ose për precedent. Kur e kemi shpallur pavarësinë ne 2008 ka pasur zëra që në momentin që shpallet pavarësia e Kosovës do të largohen serbët në mënyrë masive, asnë familje nuk u largua, edhe tani pavarësisht korrigjimit të kufirit, do ta ruajm multietnicitetin. 2/3 e serbëve jetojnë në hapsirat e Kosovës anekënd. Gjithashtu pretendimi për të krahasur Kosovën me Bosnje-Hercegovinën është tërësisht i paqëndrueshëm. Problemi i Bosnjes u krijua përpara Kosovës, ka vazhduar dhe do të vazhdojë edhe pas problemit të Kosovës, të jeni të bindur. Kutia e Pandorës është e hapur, unë mendoj dhe besoj fuqishëm që përmes një korrigjimi të kufirit Kosovë-Serbi, do jetë një precedent pozitiv. Marrëveshja do të jetë e vullnetit të mirë, vullnetit të lirë dhe marrëveshjes paqësore.

Arian Vasjari: Ju thoni që kufijtë e 1974 janë të pangocueshëm?

Hashim Thaçi: Unë po them kështu, Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc në kuadër të korrigjimit ti bashkangjiten Kosovës dhe unë nuk do të lejoi ndarje, shkëmbim dhe asosacion me elemete ekzekutive të një modeli të Republika Srbska. Në asnjë rrethanë, as Trepça as Veriu i Mitrovicës as Ujmani nuk do të jenë pjesë e Serbisë. Janë asete dhe territor i Kosovës.

Sokol Balla: Kjo pra është deklarata e John Bolton, si sekretar i sigurisë kombëtare nga Ukraina që solli pastaj një qëndrim rrënjësor të qëdndrimeve edhe nga bashkimi Evropian pak ditë më vonë Johanes Hahn bëri një deklaratë që e mbështeste totalisht mendimin e Xhon Bolton dhe menjëherë reagimet në opinionin publik filluan të ndryshojnë brenda në Kosovë por pa dyshim edhe në Tiranë. Zoti president Xhon Bolton në një intervistë me mua linte të kuptonte shtimin e influencës së madhe ruse në Rajon, në intervistën e vitit të kaluar, a mendoni se gjithçka që po ndodh përfshin të gjithë faktorët e politikëbërjes Botëror.

Hashim Thaçi: Unë do të jem transparent maksimalisht, por në të njëjtën kohë kërkoj që të kem dhe mirëkuptimin e tuaj, për gjëra që mund të kërkohen por që nuk mund të deklarohen për arsye të respektimit të një parimi të kryenegaciatorëve porn ë të njëjtën kohë dhe të angazhimit që kemi në process për arsye që nuk dëshiroj të lëndoj apo cënoj procesin. Ajo që është e vërtetë është se tërë procesi do të jetë transparent për qytetarët, thash nuk besoj se ndodnjë negociatë ka shlkuar e hapur për mediat apo në një konferencë për shtyp, do të thotë procesi negociues, ndërsa rezultati përfundimtar po. Ky është një debat shumë i shëndetshëm që kam hapur vetë jo në mënyrë aksidentale por me qëllimin e qartë që njerëzit të debatojnë, të diskutojnë të japin idetë e tyre, sugjerimet e tyre, pasi kjo më bën një negociator dhe president më të mirë çdo vëretje sugjërim dhe mbështjetje. Në dëgjuam dhe këshilltarin për sigurinë kombëtare ato që dinë veç pak nga politika ato që kanë pas përgjegjësi institucionale kudo në botë e dinë se kur del këshilltari për sigurinë kombëtare të SHBA, flet shteti, Kam dëgjuar opinione dhe vlerësime të ndryshme, besoj se janë sinqerisht injorante, shumë padituri dhe shumë tendiocitet të akuzosh shpinë e bardhë se po i bën argat Rusisë veç tek ne dëgjon nuk dëgjon kund të botë. Thash rrethanat në të cilat jemi kam besim të plotë në koordinimin dhe harmonizimin të qëndrimit nga SHBA, BE, Komisionit Evropian,

Sokol Balla: Edhe Rusise…

Hashim Thaçi: Jo nuk flas për Rusinë unë do ta mirëprisja angazhimin tonë që të kemi një njohje sa më të shpejtë prej Rusisë e kam theksuar edhe në debatet e tjera që jam I gatshëm që të takohem me presidentin e Rusisë Putin, pse jo dhe Kosova të ketë raporte siç kanë dhe vendet e tjera. Mirëpo qëllimi jonë është Bashkimi Evropian dhe NATO dhe shqiptarët e kosovës janë më pro NATO, më pro SHBA dhe më Pro BE. Rusia ka qenë dhe e në negociatave Rambujevë ka qenë në Vjenë, ka pas dhe prezencëne e vet në kuadër të KFOR-it, nuk thash se tash duhet të marri pjesë në proces, I cili I duhet BAShkimit Europian dhe ka mbështjetjen e plotë të plotë zonja Mogherini. Për këtë arsye gjërat janë më serioze natyrisht shumë të koplikuara por me një marrëveshje mund të theshtohen fare lehtë, ndodh njohja reciproke dhe tërë ky process mbyllet njëherë e përgjithmonë në historinë tonë. Arritja e marrëveshjes Kosovë Serbi nënkupton përfundimin e konfliktit të ngrirë, tragjedive, konflikteve jo urrejtjes. Ndërsa vazhdimi i një gjëndje të tillë nënkupton konflikte, probleme stagnim për Kosovën, mosintergrim në NATO, BE ose KE, dhe as në OSBE, e as në OKB, nëse dikush e gjen formulën se si ne të levizim drejt NATO të lëvizim të lirë drejt BE, pa marrëveshjen me Serbinë se si ne të lëvizion të lirë në KE dhe në OSBE atëherë sinqerisht unë do i duartrokisja dhe do të isha njeriu më supertiv vetëm të gjejnë atë gjeni brenda kombit shqiptar qoftë në Tiranë apo në Prishtinë, megjithëve Prishtina është zot i vetvetes dhe merr vendimet e veta si institucion i vendit.

Vasjari: Jam dakord me ju është e pamundur që Kosova të avancojë në raport me institucionet ndërkombëtare në qoftë se ju nuk arrihet një marrëveshje por kjo unë jam skeptik, pasi kjo që pretendoni ju, formula juaj është i përkeqëson marrëdhëniet me serbinë nuk i ndreq sepse ju thoni se do ti kërkojmë Preshevën, Medvegjën, Bujanovcin nuk japim asgjë kush është ky njeri normal minimalisht normal që mund të besojë që ju duke pasur pretendime të tilla do të rregulloni marrëdhënien me Serbinë?

Hashim Thaçi: Unë e kuptoj dashamirsinë tuaj, për perspektiven euroatlantike të Kosovës, për progesin e Kosovës, për qytetarët, dhëmbshurinë tuaj për dhimbjen e popullin e kosovës krejt i kuptoj dhe e di se i ndjeni, porn ë këtë rast të mendojmë për interesin e Kosovës të mos mendojmë shumë pa keqkuptim mos më keqkuptoni e di se sje I ngarkuar as se çfare mendon Beogradi, dëgjoj shpesh opinione po Serbia a do të kërkojë mua smë ka kërku veri as nuk më ka kërkuar territor. Unë punoj me marrë jo me dhënë kush do me dhënë të gjendet diku tjetër.

Vasjari: Kështu nuk rregulloni marrëdhëniet , nuk funksionin kshu diplomacia, diplomacia funksionon do japësh do të marrësh është e thjeshtë kjo.

Hashim Thaçi: Unë nuk e kam diplomacinë nga librat por e kam të jetuar,dhe jo në një nivel të ulët e kam në nivelet më të larta politike,kam qenë udhëheqës I negociatave në Rambujevë dhe në procese të tjera bashkë me të tjerë jam nënshkruesi I të gjitha marrëveshjeve, jam nënshkrues i Pavarsisë së Kosovës bashkë me të tjerët dhe shpeshherë dhe udhëheqës, unë jam i bindur se do ta arrijmë diçka të tillë përmes një dialogu dhe negociatave, jam i bindur se me arritjen e marrëveshjes Kosove-Serbi me korrigjimin e kufirit e theksoj, lërë ndarjen shkëmbimin Rebublika serbca ato janë ide të Serbisë të Daciç e nja dy të tjerëve që do ti përmend dhe nuk i përmende, unë punoj për korigjim të kufirit jam I bindur që dhe ti pajtohesh që Presheva, bujanovci dhe Medvegjia ti bashkohen Kosovës, kjo është më e rëndësishme. A pajtohesh për të mos me ndodh ndarja , a pajtohesh për mos me ndodh shkëmbimi mos me ndodh asocacioni me elemente positive, atëherë ne po pajtohemi në gjithçka.

Vasjari: Ne kulturën minimale diplomatike që kemi ne këtu dhe besoj se jemi njerëz të lexuar nuk di ndonjë rast në botë është unikal ky të kesh pretendime territorial ndaj një shteti deri dje armik ndërkohë ai nuk do të kërkojë asgjë ty, se ky është diskutimi dhe ajo që na shqetëson ne z.Thaçi, cili është korrigjimi historik?

Hashim Thaçi: Unë kam kaluar në faza të ndryshme, kur kemi themeluar UÇK jemi akuzuar terroristë, Millosheviçit dreqit e të birit, marksit a ku di unë, kemi arritur të vëmë në lëvizje tërë botën duke krijuar mbështetje për botën demokratike dhe të them të drejtën jemi mësuar me skepticizma, skepticizma ekstremë kudo që jetojmë ne, mua vetë më kanë thënë se ne do të pajtohemi me një hapësirë demokratike për Kosovës brenda Serbisë, me një autonomi për Kosovën brenda Serbisë që kthehen njerëzit në shkolla fakultete, një polici multi etnike ndodhi mrekullia e lirisë dhe e pavarsisë më e vështirë shumë ka qenë bërja e lirisë dhe e pavarsisë së Kosovës, sesa ky projekt, nëse ky projekt ndodh atëherë është një mrekulli për Ballkanin Perendimor, unë kam të drejtë të besoj se kjo do të ndodhë por nuk kam të nga morali, nga etika, nga përgjegjësitë kombëtare, përgjegjësia ime politike me I dhënë të drejtë hezituesve apo kritikëve. Unë jam i bindur që kjo do të ndodhë do të ndodhë me vështirësi mundësitë janë të vogla, por do të gjejmë hapësirën diku në dritën e fundtunelit. Unë përpiqem të jem racional dhe çdo marrëveshje që kam bërë me ndërkombëtarët gjithmonë kam qenë I kritikuar, mos harro kue e kemi krijuar UÇK jemi etiketuar në mënyrën më të ultë më të vrazhdë, prej serbisë jemi luftu dhe jemi etiketuar prej të tjerëve për ego të ulëta dhe ambicje të ulëta politike, ndërsa synimi im ka qenë vetëm liria e Kosovës jo ambicjet politike. Viti 99’ jemi akuzuar edhe unë personalisht në mënyrën më të tmerrshme kur kemi nënshkruar në Rambujeve, madje edhe kërcënime, po për hit të objektivës madhore e kemi nënshkru dhe e kemi fituar, edhe kur u transformua UÇK-ja ende me plagë të freskëta dhe njerëzit me armë në dorë u nënshkrua transformimi i UÇK në TMK, kemi pas sukses, edhe në procesin e Vjenës, Kosova deri ktu ka ardhur me compromise që do të thotë se e kemi fituar lirinë me kompromise dhe tashmë nëse më pyet nëse Serbia do të pajtohet sigurisht që do të ketë kompromis, por cili do të jetë ai është ende herët që të flitet. Nuk ka marrëveshje përfundimtare pa një marrëveshje me kompromis. Nuk mund të flas në emër të Serbisë se nuk kam dëgjuar më tepër flitet besoj në Tiranë e disa zëra në Prishtinë për shkëmbim apo për Republikën Sebcka sesa në kancelaritë ndërkombëtare.

Sokol Balla: Do të flasim pak për Tiranën, pasi Tirana u kthye në pelegrinazh ndaj të gjithë elementëve politik që ishin kundër jush në këto kohë dhe janë?

Hashim Thaçi: Të jemi të qartë kosova është një shtet i pavarur dhe Sovran, vendimet edhe në Rambuje edhe në procesin e Vjenës edhe tash I kemi marrë vetë. Nuk themë se në Tiranë janë kundër dialogut apo të një marrëveshje kanë opinione të ndryshme për modalitetet që do të tejkalojnë dhe njohjen reciproke do të celebrojmë të gjithë bashkë.

Minxhozi: Më lejoni tju kujtoj se presidenti meta ka folur në Vatikan para dy ditësh dhe ka thënë se është e shenjtë tërësia territorial e Kosovës duke eksploduar atë krahun tjetër të ekuacionit që ju në mënyrë të kuptueshme, ju me të drejtë e kujtoni se keni marrë vendime sovrane dhe i keni marrë vetëm ju, ju kujtoj deklaratën e zevendesit tuaj ministrit të jashtëm të Kosovës i cili në prani të ministrit të jashtëm shqiptar para pak ditësh ftoi Shqipërinë që të bëhet pjesë aktive e dialogut . Realisht unë nuk e kuptova se çfarë do të thoshtë kjo ftesë e bërë në selinë e qeverisë së Kosovës dhe që unë besoj se është institucionm me të cilin ju dhe bashkëpunoni.

Hashim Thaçi: Kemi dy ministra të jashtëm shumë të mirë, bashkëpunojnë shumë mirë, kordinohen mjaft mirë, por mendoj se puna më e gabuar është nëse dikush I fryn zjarrit sin ë Tiranë apo në Prishtinë në lidhje me çështjen e shqipërisë etnike. Unë kam punuar për 20 vite në tiranë kushdo që ka ardhë në pushtet, apo në opozitë nuk kam një lidhshmëri logjike.

Sokol Balla: Megjithashtë ju keni reaguar ashpër ndaj Sali Berishës?

Hashim Thaçi: Unë nuk kam përmendur emra dhe nuk ka reaguar ashpër ndaj askujt, as kundër atij i përshëndes ato që janë mbështetës shumë fuqi shumë, gjithashtu kam mirëkuptim dhe për njerëzit hezitues skeptik, që kanë paqartësi dhe theksoj se do të qartësohen të gjithë kur të ndodhë marrëveshja historike reciproke, ku të gjithë do të jemi sëbashku në këtë festë të madhe të euroatlantikës për kosovën dhe për mbarë kombin shqiptar.

Minxhozi: Ju keni përjetuar disa president amerikanë gjatë karrierës suaj politike keni filluar me Klinton, 2 herë me Bush dhe më vonë 2 administrata e Obamës, a është e drejtë mendohet duke parë këtë konjukturë të përshtatshme amerikane, a është e drejtë të supozohet sot se me një hipotezë Hillari Clinton në Shpi të Bardhë ose me një president tjetër kushdo qoftë përveç një president i quajtur Donald Trump do të kishit një nismë të tillë dhe një përkrahje të tillë amerikane?

Hashim Thaçi: Të gjithë në SHBA e dinë çdo administratë qoftë demokratike, apo republikane se shqiptarët janë të familjarizuar me Clinton, nuk është e fshehtë, në të njëjtën kohë udhëheq një vend që është më pro Trumpist në botë, që kanë dalë nga sondazhet, do të ishte naïve padituri sinqerisht padituri shumë e madhe nëse ne procese tona do ti lidhim me emrat e presidentëve të SHBA-së, SHBA funksiono si system jo si individ. Theksoj gjatë administratës së Clinton ne kemi fituar lirinë, gjatë administratës së Bush Pavarsinë, jemi konsoliduar gjatë administratës si shtes të Obamës, dhe tashmë është mundësia për të lëvizur drejt NATO-s dhe BE-së natyrisht se cila administratë dikush është më e ngadalshme dikush është më pragmatike, mirëpo tashmë Kosova dhe Rajoni është më Ii qetë, unë nuk do ta theksoja i quajturi president Donald Trump, pres me padurim që ta takoj dhe pres mbështetjen.

Vasjari: Ka një thyerje që ne smund ta mohojmë në politikën e jashtme të Amerikës, një ambasadë amerikane ka vajtur nga Telavivi në Jeruzalem se këtu është gjithçka e lidhur

Hashim Thaçi: Sikur kosova të ishte e njohur nga Izraeli menjëherë pas SHBA-së unë do ta transferoja ambasaden e Kosovës në Jeruzalem, si Kosovë, në asnjë rrethanë nuk do të jepja në asnjë institucion ndërkombëtar votën kundër qëndrimit të SHBA-së. Kosova ka pas fat që të ketë mbështetjen e amerikës qofshin republikanë apo demokratë, ndaj ne duhet të tregojmë shumë kujdes në pozicionimet tonë, kush jemi ne që të përcaktojmë që jamë me këto apo me ato.

Vasjari… Kam përshtypjen se është mirë ta shikojmë ju për arsye tjera në një profil tjetër, por ne kemi të drejtën legjitime ta shikojmë ndryshe qasjen e administratës amerikane ndaj Kosovës, vjet në muajin maj mos gaboj Ivica Daçiç,

Sokol Balla: Pjesa e trete fjala e fundit ketu ne Real Story. Vasjari te lutem mbaro se kemi shume pak minuta.

Arian Vasjari: Qasja e administrates amerikane ka ndryshuar, une nuk mund ta them per mire apo per keq. Sepse ne duhet ta verifikojme me kalimin e kohes , por qe ka ndrzshuar, ka ndryshuar sepse deklarimi I boltonit ishte I pakonceptueshem. Vjert ivica dacic ka takuar Jared Kuschnerin dhendrin e presidentit Trump. Nuk behet fjale per gazeta periferike, behet fjale per gazete te rendesishme te cilen e editon dhendri I presidentit |Trump, pra pronare dhe ketu nuk jemi duke folur.

Hashim Thaci: edhe une e kam takuar dhendrin e presidentit Trump, vajzen e presidentit Trump, biles kam qene nga lideret e pare te rajonit qe I kam takuar, por nuk eshte ndonje…

Arian Vasjari: nuk e di ka folur me ju per ndryshimet e kufijve? A ka folur? Por ka folur per ndryshim kufijsh me Ivica dacic.

Hashim Thaci: A e ke stenogramin? Por lere mos fol per portale mor burre. Mos fol me lajme te rreme. Mos me fol me propaganden e Beogradit. Desinformon Beogradi.

Arian Vasjari: Eshte Neë York Observer more Zoteri. Shikoje dhe verifikoje

Hashim Thaci: Neë York Observer eshte per takim jo per substance e bisedes.

Arian Vasjari: dhe shikoje perfaqesuesin e nases qe ishte atje. E di cili eshte problemi? Problem eshte ketu. Le te gabojme ne, jut e mos gaboni, te gabojme ne nuk prodhon pasoja, jut e mos gaboni.

Hashim Thaci: Keto opinione ndihmojne mos me u gabu, shume faleminderit. Por edhe ju duhet sinqerisht me u dekompleksu prej opinioneve dhe lidereve te beogradit edhe prej inferioritetit

Arian Vasjari: Thuaja miqve tu qe ke ne Tirane, jo neve. Ne nuk kemi komplekse. Cfare komplesesh kemi ne

Minxhozi Zoti president, ju sigurojme te pakten qe ne qe jemi ketu present qe lideret e Beogradit kane rendesi per ne aq sa kane lideret e Timorit Lindor.

Hashim Thaci: Perserite me shpesh kete.

Skender Minxhozi: Ne merremi me pjesen tuaj te logjikes dhe nuk merremi fare me Beogradin.

Hashim Thaci: Nuk ndjej asnje lloj komplesi ne raport me ta. Keta kane qene ne qeveri te luftes me Milloshevicin, une kam qene udheheqes I UCK-se, e kemi fituar luften perballe tyre.

Skender Minxhozi: Zoti Thaci, duke ju shikuar ne sy me qetesi te plote ashtu sic ju thashe dhe para emisionit, une vazhdoj te jem skeptik dhe do tju shtrengoja me gjithe zemer doren si shqiptar nese ju do te arrinit nje sukses ne ngjitjen e nje mali shume te thepisur dhe pa oksigjen dhe realisht une dua ta shoh te realizuar nismen tuaj qe ta besoj. Deri atehere do te lejoni te mos ta besoj.

Sokol Balla: Zoti President ju keni investuar gjithe karrieren tuaj politike te pasur me shume contribute dhe sakrifica ne nje bast shume te forte. Dukeni nga kjo bisede se jeni totalisht I bindur pavaresisht veshtiresive dhe propabilitetit te vogel qe kjo marreveshje te mbyllet me sukses. Ka nje pjese te opinionit qe dyshon se nese kjo marreveshje nuk mbyllet me sukses, kijo mund te minoje cka ka arritur deri me tani edhe me dialogun me serbine dhe le te themi te ul konceptin e shtetformimit te kosoves ne parametra me te ulet sec jane aktualisht, kjo eshte e para. E dyta, ka nje pjese te opinionit public ne Shqiperi, mendoj se perfshin dhe Kryeministrin Rama, te cilet jane te shqetesuar dhe thone perse ky debat ne lidhje me nje marreveshje te mundshme per korrigjimin e kufijve, ne kete debat nuk ze vend teza e bashkimit te kombit. Pra, bie plani A, nuk arrihet marreveshja, atehere a eshte bashkimi nje opsion B? keto ishin pyetjet e fundit.

Hashim Thaci: Tash me lejo qe .. Minxhozi ka te drejte te jete skeptik. Une ia kam kushte dhe nje per skeptikeve Brenda edhe jashte nese nuk I ke do ta tregoj, por singerisht respektoj maksimalisht gjithe reagimin tuaj te argumentuar dhe racional. Une nuk arsyetoj vetem mllefet dhe urrejtjet dhe etiketimet. Kurkush Kosoven nga Tirana nuk mund tia shese Serbise te jeni te bindur. Kurkush nga Prishtina smund tia shese Kosoven Serbise. Por a mund te ndihmojme pozitivisht ne gjithe kete. Mendoj se procesi I konsolidimit te shtetit te Kosoves duhet me iu bashku dhe spektri politik me se pari ne prishtine dhe me shume. Por ne te njejten kohe nje mbeshtje edhe morale edhe institucionale ne kuader te kushtetutes dhe ligjeve edhe Shqiprie. Shqiperia ka obligim me u interesu, obligim kushtetues me u interesu per shqiptaret jashte vendit, jashte Shqiperise e ka obligim kushtetues. Kete e din edhe |presidenti meta e ka shume te qarte edhe kryeministri Rama e ka shume te qarte edhe kabineti I tij edhe kryetari I kuventit Ruci edhe lidere te opozites per te cilet pa dallim une edhe kam bashkepunuar ne kohe dhe rrethana te ndryshme shume mire me te gjithe. Dhe te gjithe I jane mbeshtes Kosoves. Nese nuk arrihet marreveshja cka do te ndodhe? Une do te jap opinionin tim qe eshte me teper sesa opinion. Perseri ka njerez qe nuk do te pajtohen por nese nuk arrij marreveshje per normalizimin e plote te marredhenieve Kosove-Serbi , nuk do te ndodhe njohja nga Serbia. Kush mendon qe ndonje shtet do ta bins serbine qe te njohe |kosoven une nuk po shoh sinqerisht ate vendosmeri e them shume hapur dhe duhet tua them qytetareve te mi perms emisionit tuaj edhe juve ne Tirane. Nuk e shoh kete vendosmeri as nga Uashington as nga Bashkimi Europian dhe nga asnje shtet anetar I Bashkimit Europian. Nuk eshte se kan ndryshu opinion ndaj serbise. Nuk ka me Sllobodan Milloshevic, natyrisht eshte nje njeri qe ka qene ne cabinet te tij ose dy njerez qe kane qene ne cabinet te tij. Une I di, jam I vetedishem kemi qene ne lufte, une e kam thene ne takimin e pare se nuk e kam imagjinu te ulem me ty kur kemi kerku me te vra. Per mu aka qene njesoj si me fitu luften dhe ato kane qene pasoja te mosarritjes se marreveshjes . Nuk do te levizim drejt partneritetit per paqe dhe Nato por uroj qe te bindim skeptiket qe do te levizim me nje marreveshje drejt perspektives se natos, flas si Kosove. Nuk do te kete perspective konkrete per nato dhe be per Kosoven ketu flas edhe per Serbine. Do te qendrojme ne nje konflikt te ngrire me problem me pasoja te pariparueshme per gjeneratat e ardhshme. Gjithashtu nuk do te ndodhe njohja nga pese vende te bashkimit Europian se paku per dekaden e ardhshme. Okay, dikush mund te thote mire jemi. Ma tha dhe nje zyrtar I larte ne institucionet e Kosoves, mire jemi Hashim keshtu. Dikush eshte president, dikush eshte kryeminister, dikush Minister dikush andej dikush kendej, por qytretaret nuk jane mire, sepse jane te izoluar. Ne te njejten kohe nese nuk arrij marreveshje une nuk besoj se do te levizim shpejt drejt keshillit te europes, anetaresimit ne OSBE dhe larg asaj qe do te heqim veton ruse nga keshilli I sigurimit per anetaresim ne OKB. Duke marre parasysh te gjitha keto, atehere mund te them se do te kemi nje status quoe, nje vendnumerim, regres, krize sociale dhe do te kemi nje devalvim te shtetesise ne rrafshin nderkombetar dhe theksoj do te kemi nje papralele pastaj nuk du ate flas per krime se nuk ka asnje paralele. Kjo eshte opinion im, bindja ime por duhet ta them sit e vertete qytetareve te mi njerezve te kosoves por dhe gjithe njerezve mbeshtetes te zjarrte por dhe kritikeve te rrepte.

Sokol Balla: Bashkimi i kombit Zoti President?

Hashim Thaci: Te them te drejten kur i shoh disa skeptike edhe per basjkimin kombetar disa kane me dale kunder.

Sokol Balla: Ju vet si e shikoni? Nese deshton do te jete nje deshtim historic le te themi.

Hashim Thaci: Ju them shume hapur drejtperdrejt ne menyren me te sinqerte te mundshme sa me shpejt qe arrijme marreveshjen kosove serbi dhe njohje reciproke me I aferti eshte bashkimi kombetar , ne tentojme gjithmone brenda bashkimit europian, brenda familjes euroatlantike. Objektivi im eshte bashkimi I Presheves, Medvegjes dhe Bujaniocit , te drejtat e qytetareve atje, njohje reciproke …

Falenderime