-Paulo Dybala, pritet të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e verës.

Sipas të përditshmes torineze “Tuttosport”, ylli argjentinas mund të jetë i sakrifikuari i parë në merkaton e ardhshme.

Dybala vlerësohet nga drejtuesit e Juventusit me një shifër rreth 130/140 milionë euro, qëllimi i tyre kryesorë është ta shesin jashtë Italisë pasi Dybala do të ishte një përforcim shumë i madh për çdo rival.

Inter dhe Moratta janë vënë në lëvizje për të transferuar Dybalan në Milano dhe pikërisht bardhezinjtë do të bëjnë gjithçka është e mundur për të shmangur këtë transferim.

Dybala kërkohet nga disa klube të mëdha europiane si Bayern Mynih, PSG dhe Manchester City, klube të cilat mund të përballojnë edhe vlerën e kartonit të tij.