Pas përfundimit të një sezoni të dështuar, Milani është duke menduar projektin e ri për sezonin e ardhshëm.

Dëshira më e madhe e kuqezinjve në merkaton e verës, është mesfushori i Lionit, Depai. Ky i fundit ka kaluar një sezon fantastik në Francë, duke u shndërruar në futbollistin protagonist të Lionit, ndërsa shpeshherë ka dhuruar edhe perla që do të mbahen mend gjatë këtij sezoni.

Por për të transferuar këtë futbollist, Milan duhet të fitojë dy beteja, atë ndaj Interit dhe UEFA-s. Fillimisht klubi i Milanit duhet të njihet me penalitetet e UEFA-s, ndërsa “Gazzetta dello Sport” raporton se edhe klubi i Interit ka shprehur interesimin për Depain, që kushton 30 milionë euro.