Ekonomia shqiptare konsolidon ritmet e rritjes, duke përvijuar edhe në 3-mujorin e III, për të tretin tremujor radhazi të vitit 2018, të shënojë rritje të Produktit të Brendshëm Bruto (P.B.B) me 4,48%, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2017.

INSTAT publikoi sot treguesit e rritjes ekonomike për 3-mujorin e tretë të vitit 2018, ku evidenton se, sektorët kryesorë që kontribuan në rritjen e PBB-së janë degët: Industria, Energjia dhe Uji me 1,71%, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me 1,12%, Ndërtimi me 0,48%, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me 0,35%, Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me 0,28%, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me 0,12%, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me 0,09%, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me 0,07% dhe Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi me 0,02%.

Sipas INSTAT, negativisht ka kontribuar aktiviteti i informacionit dhe komunikacionit me 0.18%.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here