Gazetarja Ilva Tare ka komentuar pozicionin e bashkëshortit të saj Eduart Selami brenda Partisë Demokratike.

E ftuar në programin “Xing me Ermalin”, moderatori e ka “thumbuar” në këtë drejtim duke i thënë se sipas zërave Selami është bërë socialist si sakrificë ndaj dashurisë për të.

“Thonë që Eduard Selami prej teje është bërë socialist”, i tha Ermal Mamaqi.

E menjëhershme ishte përgjigja e Tares e cila i kujton aktorit: “Eduarti ka një histori me Partinë Demokratike. Është themelues i saj, kontribues në demokratizimin e saj dhe historia e Eduardit me Partinë nuk ka mbaruar akoma”, tha Ilva.

Teksa u pyet mbi politikanët e ndershëm, ajo u shpreh se politikani më i ndershëm është bashkëshorti i saj Eduard Selami.