Nga Mero Baze/

Presidenti Ilir Meta nuk ka zhgënjyer askënd. Edhe Erion Veliaj që thotë se jam zhgënjyer, e ka çështje leksikore. Në raste të tilla ashtu thuhet në manualin e marrëdhënieve publike. Vendimi për të kthyer dhe një herë në Kuvend ligjin nuk mbështet tek nëntë arsye teknike, të sforcuara, mbështetur në ide doktrinare dhe jo në nene ligjesh, që ka shkruar stafi i Ilir Metësa, por tek më shumë se nëntë arsye politike që Ilir Meta ka për ta kthyer atë.

Kryearsyeja ka të bëj me faktin se Ilir Meta nuk është president mbi palët, por bashkryetari I opozitës dhe si I tillë ai nuk mund të hidhte në erë postin e tij real. Duke ndarë postin e bashkryetarit të opozitës, ai është në të drejtën e vet të mbroj pozicionin e saj.

Vota e tij ka të bëj mbi të gjitha me unitetin e opozitës. Një vendim ndryse I Ilir Metës do të përçante opozitën do ta dobësonte atë dhe do ta fuste të ardhmen e bashkëpunimit LSI-PD në një spirale të rrezikshme.

Për këtë, ai biles pranoi dhe lojën e “kërcënimit” nga Lulzim Basha, deri me luftë civile, që të vepronte dhe në emër të “shmangies” së kësaj lufte, edhe pse ai Lulzim Bashën sic thotë vet nuk e beson, edhe kur I thotë “Mirëmëngjesi”.

Arsyet teknike që ka rreshtuar në ligj, referimet doktrinare tek të drejtat kushtetuese dhe rëndësitë e trashëgimisë kultuorore, janë hartime këshilltarësh që kanë në biografinë e tyre, më shumë dënime nga drejtësia, se sa deklarata për mbrojtjen e drejtësisë.

Problemi moral I ligjit ka të bëj me faktin se ai është një ligj special për kushtet specifike si po ndërtohet Teatri dhe të gjithë do të ishim të lumtur sikur të kishte një zgjidhje për ta ndërtuar me paret publike dhe jo me ato të një privati.

Por Presidenti nuk e ka këtu problemin. Një vit më parë me iniciativën direkt të tij, për llogari të një klienti të tij, është negociuar me Bashkinë e Tiranës, një ligj I ngjashëm për kullën 250 milionë dollarëshe në Bulevardin e ri, ligj I miratuar në seancën e fundit të parlamentit të vjetër, ku Meta ishte kryeparlamentar dhe më pas firmosur nga Bujar Nishani, që tani punon si kapter në sektorin e propogandës në SHQUP.

Pra nuk është fjala, as për parime, as delikte ligjore dhe sidomos ju lutem, as për trashëgimi kulturore.

Është fjala për një betejë politike, të cilën Ilir Meta ka të gjithë të drejtën e zotit ta bëj si bashkryetar i opozitës. Nuk ka pse bëhet bukëshkalë me partnerët e tij në opozitë, aq më keq, që kur ishin bashkë në pushtet, dhe Ilir Meta ishte në hall, ata e mbrojtën me gjak. Do të ishte turp të sillej ndryshe. Ti shiste për një Teatër, I cili mund të bëhet 50 ditë më vonë!