Prej disa ditësh në vendin tonë kanë mbizotëruar vranësirat dhe reshjet e shiut. Thuajse në të gjithë vendin pati ulje të ndjeshme të temperaturave dhe të gjithë menduam të anulonim pushimet.

Por jo, “Meteoalb” jep lajmin e mirë për të gjithë. Sipas tyre temperaturat do të pësojnë një rritje me 2-3 gradë. Reshjet e shiut do të jenë prezente vetëm në zonën Juglindore, por edhe aty në sasi të vogla. Temperaturat do të luhaten nga 11 gradë paradite, deri në 31 gradë në kulmin e vapës.