Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme në vend.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta të karakterit lokal, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Sot pasdite në Jug në zona shumë të kufizuara, reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, veçanërisht në terrenet malore dhe ato pranë tyre.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 18 °C

në vendet e ulëta: 8 / 18 °C

në vendet malore: 1 / 10 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era përsëri pritet të fryjë e lehtë, por deri mesatare në orët e pasdites, madje në Veri, për momente të shkurtra, deri e fortë.

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër qarqet Berat, Elbasan, Dibër, Kukës, Durrës, Tiranë dhe Lezhë pritet që të jenë në nivelin ‘i moderuar’ të rrezikut, ndërsa qarqet e tjera pritet të jenë në nivelin ‘i ulët’ (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në disa qarqe pritet rrezik ‘i moderuar’ në zona të lokalizuara, konkretisht në qarqet: Fier (Veri), Shkodër (Jug), Korçë (Lindje dhe Perëndim).