Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, ka folur para ndeshjes me Olimpikun e Marsejës në mikrofonët e “Sky Sport”. Ai ka komentuar ndeshjen, rinovimin e kontratës së tij dhe gjendjen e spanjollit Luis Alberto:

“Për rritjen e skuadrës sonë është shumë e rëndësishme të bëjmë një paraqitje të mirë ndaj Marsejës. Luajmë me një kundërshtar të rrezikshëm, por duhet të jemi të zotët ta fitojmë këtë sfidë. Rinovimi deri në 2022-shin? Jemi në detajet e fundit, por është i mbyllur.

Korrea? Shumë nuk e konsiderojnë një futbollist të madh, por ne e morëm. Kemi shumë lojtarë që luajnë mirë, krijojnë hapësira dhe ky është një plus për ne. Objektivi ynë kryesor është kampionati dhe kualifikimi për në Champions League, por pa nënvlerësuar Europa League.

Luis Alberto? Është mëkat që është jashtë forme. Po përpiqemi të gjithë ta ndihmojmë në këtë moment të vështirë për të. Ka një problem të vogël që nuk po e lejon të luajë i qetë, por kur të bëjë Luis Alberton e vërtet, do të jetë si një blerje në skuadër”, – ka theksuar Igli Tare.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here