Aktori i humorit, Donald Veshaj, është përfolur për një lidhje romantike me moderatoren e njohur shqiptare Bora Zemani. Bora e mohoi të jetë e lidhur duke u shprehur se nuk ka asgjë të re në jetën e saj, por, sipas “Panorama Plus”, çifti është në një lidhje dhe kanë hapur një kapitull të ri në jetën e tyre. Aktori i njohur, Donald Veshaj ishte një nga ftuarit e mbrëmjes së djeshme në “Soirée” ku foli për jetën private.

Ai foli edhe për “kushtet” që bashkëshortja e tij e ardhshme duhet të ketë, në mënyrë që të marrë unazën. “Mjafton të jetë… mund të jetë dhe e huaj. Dua një person që të më japë atë që i dhashë! Sot ka ikur kjo pjesa që nga je, nga vjen. Mund të martohesha edhe me një lushnjare”, u shpreh Donaldi. Aktori nuk konfirmoi asgjë të re në jetën private edhe pse thuhet që tashmë nuk është beqar.