Aktorja shumë e dashur për publikun e që na ka bërë të qeshim prej vitesh me rolet e saj, Rita Lati është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” së bashku me të bijën, moderatoren shumë të pëlqyer, sidomos nga të rinjtë, Roza Latin. Gjatë emisionit Roza dhe Rita kanë zbuluar shumë për marrëdhënien e tyre si nënë e bijë që në fakt është si marrëdhënie mes dy shoqesh.

E pyetur si reagon kur e ngacmojnë Rozën, Rita u shpreh se është e lumtur kur i bëjnë komplimenta, por përgjigjen epike e ka kur ja kërkojnë të bijën për nuse.
“Po pate b***ë hajde merre, se ke të bësh me mua i them”, tregoi Rita duke shkaktuar shumë të qeshura.