Edi Reja do të preznatohet nesër si trajneri më i ri i Kombëtares shqiptare, duke zëvëndësuar në këtë detyrë një tjetër Italian si Kristian Panuçi. Prezantimi i trajnerit 73-vjeçar do të bëhet nesër përmes një conference për shtyp në orën 15:00 në prani dhe të presidentit të FSHF-së, Aramnd Duka.

Reja është një emër i njohur në futbollin Italian ku ka drejtuar skuadra të njohura si Lazio, Napoli, Atalanta etj. Edi Reja do të bëhet trajneri i katërt Italian që drejton Kombëtaren shqiptare, pas Beppe Dossena, Gianni De Biasit dhe Christian Panuccit.