Elda Hoti, është një nga deputetet më të reja në Kuvend dhe vjen si pjesë e partisë Lëvizja socialiste për integrim. Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al, Hoti shprehet se ka ardhur koha që opozita e re të jetë faktor i rendesishëm në vend. Sa i përket termit “tradhtar” të përdorur nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Hoti kujton deklaratën e saj mbi mandatin e marrë me gjak. Hoti gjithashtu shprehet se pas kthimit të Kryemadhit nga SHBA, LSI do të ndryshojë kursin politik.

Intervista e plotë: 1. Përse vendosët të pranonit mandatin e deputetit? Ka disa arsye pse pranova mandatin e deputetes: – Mandati parlamentar është personal dhe jo kolektiv, – Unë kam luftuar me rrethin tim familjar dhe i kam siguruar mijera vota forcës politike, – Njerzit që më kanë votuar kërkonin perfaqesim dhe i detyrohem zonës elektorale, – Unë jam me profesion juriste dhe Kuvendi është tryeza e ligj-bërsve, pra jam në fushën time, – Mandati im nuk është i dhuruar por i fituar me një fushatë të jashtezakonshme në Kurbin, Milot, Lezhë….

2. Çfarë mendoni per termin “tradhtar” që Monika Kryemadhi përdori për ju dhe kolegët që pranuan mandatin? Nuk kam asnjë koment më shumë apo më pak për këtë pyetje por dua të përsëris atë çka vetë Monika Kryemadhi ka thënë 2 vjet rresht: “LSI nuk djeg mandatet sepse i ka mandate gjaku” Besoj që Znj. Monika Kryemadhi ka qënë e sinqertë kur rrefuzonte djegien e mnadatit. Po ne i kemi fituar me gjak këto mandate.

3. A keni pasur nje komunikim me kryetaren e LSI pas vendimit? Kjo pyetje është e parëndësishme. Kryetarja e LSI ka një axhend të ngjeshur brenda dhe jashtë vendit.

 4. Me një vezhgim të thjeshtë kuptohet se me Kryemadhin keni qënë të afërta. Përse vendose të dalesh kundër vullnetit të saj si kryetare e partisë? Sepse jam e sigurtë që LSI do ri-kthehet dialogut. Lëvizja ishte për Integrimin e vendit. Unë kam bindjen se pas kthimit nga SHBA Monika Kryemadhi dhe LSI do ndryshojnë kursin politik. Hallet e PD-se nuk do e fundosin LSI-në.

5. E kishit menduar se një ditë do të ishit pjesë e Kuvendit, apo e gjitha kjo situatë erdhi e papritur për ju? Sigurisht që e kisha menduar. Une kam pasur oferta nga disa forca politike. Kam reputacionin, njohjet dhe kapacitetet për ta realizuar objektin. Ne luftuam të jemi në parlament dhe jo të bëjmë xhiro në bulevard.

6. Si është fryma midis opozitës së re në Kuvend? Ka shumë individ të spikatur por edhe mungesa eksperiencash. Në thelb ka nevojë për organizim dhe lidership. Të dyja mungojnë! Opozita e Re është ende e brishtë por dhe objekt sulmesh nga mediat. Etiketimi “tradhtar” është i padrejtë sepse në fund po rezulton që listat e “tradhtarve” qenkan më të gjata se “besnikve” Opozita e Re pas disa muajsh do jetë faktor i jashtzakonshëm në parlament!

7. Çfarë duhet të presin qytetarët nga Elda Hoti në Kuvend? Pritshmëria është e madhe! Fillimish duhet të jem zë ndryshe. Opozita e vjetër demostronte vetëm dhunë, zjarr, tym, vezë, sharje, përplasje. Modeli opozitës vjetër i ka lodhur shqiptarët. Me gjithe sukseset, arritjet apo deshtimet, çdo model e ka nje fund. Ka ardh koha te tregojmë fryme te re. Dua të jem një zë ndryshe. Dua të jem zëri larg frikës, larg interesave, larg konjukturave! Dua të punoj 24 orë që në 2021 të sjellim një parlament tjetër plot me patriotizëm dhe energji. Koha për ndryshim.

Përgatiti: AlpeNews.al