Kur është larguar para 25 vitesh nuk e kishte menduar asnjëherë, se një ditë do të ngjitej në Festivalin e Këngës në RTSH. Por, kjo ëndërr iu bë realitet fill pasi u shpall fitues i Festivalit të Sanremos në Itali, Bëhet fjalë për kantautorin e njohur Ermal Meta, i cili është i ftuar special i edicionit të 57-të të këngës në RTSH. Artisti ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve gjatë natës së parë të festivalit, mbrëmjen e 20 dhjetorit, për të interpretuar dy këngë, atë fituese në Sanremo “Non mi avete fato niente” dhe” Piccolo anima”. Për “ReportTv” kantautori shqiptar ndalet tek rëndësia që ka ky rikthim në vendin e tij

Është vendi im, këtu kam rrënjët, rrënjët nuk shkulen kështu që është një gjë natyrale për mua.

Ermal Meta, kantautor

Artisti me origjinë shqiptare, ndonëse është ngjitur pesë herë në skenën e Sanremos, çmimin e parë ende edhe sot e konsideron një fitore shumë të madhe. A ka menduar që të këndojë në shqip, apo edhe të shkruajë në shqip

Kam shkruar disa gjëra, por nuk ndihem akoma gati. Nuk e ndiej veten akoma gati. Kam nisur që të shkruaj në moshën 15-16 vjeç. Nisa në një gjuhë tjetër. Një gjuhë nuk mjafton që ta flasësh vetëm në shtëpi. Duhet që ta jetosh në të gjitha aspektet e jetës, që bën çdo ditë. Edhe pjesa më poetike fshihet në gjërat më të mita, më të vogla, besoj se do të më duhet pak më shumë kohë. Një këngë me një motiv shqiptar e kam shkruar për diskun e ri, besoj se do jetë një gjë shumë e bukur për mua.

Ermal Meta, kantautor

Meta përveçse një këngëtar, është edhe një poet i mirë, për këtë tregon se ku e gjen frymëzimin

“E gjej në jetën e përditshme, s’ka sekrete të mëdha, mjafton ta gjesh botën me një sy tjetër, sepse poezia është tek çdokush, mjafton që të vëzhgosh”. –thotë ai.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here