Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi u procedua penalisht nga policia në lidhje me protestën e cila u mbajt dje nga opozita.

Në një deklaratë për median Bardhi tha se kryeministri Edi Rama e ka blerë pushtetin me paratë e krimit dhe se s’ka moral të burgosë popullin. Ndaj ai tha se askush nuk mund ta ndalë popullin.

“Rama e ka blerë pushtetin me paratë e krimit. Ai nuk ka as moral e as forcë të burgosë popullin e bashkuar.

Beteja jonë është për Shqipërisë si gjithë Europa, askush nuk mund të na ndal dot”, deklaroi Bardhi nga selia e PD.