Mbrojtësi i djathtë, Elseid Hysaj, do të qëndrojë te Napoli me shumë mundësi. Futbollisti i kombëtares shqiptare duket se e ka vendosur përfundimisht të ardhmen e tij dhe nuk do të lëvizë nga ekipi italian.

Corriere dello Sport shkruan se shkodrani është lodhur nga zërat e merkatos me Atleticon, Tottenham-in, Juventusin dhe Romën që e kërkonin gjatë verës, por në fund nuk u arrit asgjë. Shqiptari dëshiron të mbetet te klubi italian dhe të luajë shanset e tij.

Carlo Ancelotti nuk ka një simpati të madhe për të, pasi shqiptari nuk është shumë i mirë në aspektin sulmues. Ky i fundit duhet të përmirësohet që të ketë shanset e tij.