Pas humbjes poshtëruese 5-1 kundër ekipit të “Lilës”, kampionët e Francës, PSG, kanë shfaqur shenja nervozizmi ndaj gjyqtarit.

Pas përjashtimit me karton të Bernat dhe 2 golave të anuluar të Kilian Mbape në 45 minutat e para të ndeshjes, lojtarët e PSG u largua nga fusha e lojës mjaft të irrituar, duke mos munguar edhe komentet e tyre.

“Ky është i njëjti arbitër që ka dhënë tri penallti kundër nesh në ndeshjen kundër “Guinkampit”, është shprehur trajneri i PSG, Tomas Tuçel.

“Sapo i thashë atij, është po i njëjti arbitër”, u shpreh drejtori sportiv i PSG.

“Ky arbitër na skualifikoi nga Kupa e Ligës dhe tani po nxjerr lojtarët me kartonë, ai i largon të gjithë”, u shpreh Mbape.

“Për çfarë shërben sistemi VAR nëse nuk e kontrollon?”, është shprehur me tone të larta Draksler.

Ndërsa presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi u shpreh se “niveli i arbitrave në Francë duhet të përmirësohet”, duke shkaktuar edhe disa skena në dhomën presidenciale.

Sipas “L’Equipe”, disa komente të bëra gjatë ndeshje, kanë bërë që Kampos të largohet nga prania e presidentit të PSG.