Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e Angjelin Qafës, punonjësit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), i cili humbi jetën në krye të detyrës.

Punonjësi i OST-së, Qafa ndërroi jetë pas një arresti kardiak në momentin ku së bashku me kolegët e tij po riparonin linjën 110 kV në Ulzë-Kurbnesh.

“Ky moment, të na shërbejë të gjithëve për të vlerësuar përkushtimin e sakrificat e mijëra punonjësve të sektorit elektroenergjetik, të cilët larg vëmendjes së opinionit publik, punojnë në kushte të vështira atmosferike për të garantuar furnizim me energji për çdo qytetar kudo qoftë ai”, theksoi Gjiknuri.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here