Këngëtarja shqiptare e një sërë hitesh si “Kur u ndamë”, “Zemër” etj Gili prej vitesh është pjesë e skenës shqiptare ku sjell herë pas here këngë të cilat pëlqehen shumë nga publiku.

Këngëtarja bjonde së fundmi i ka habitur të gjithë fansat e saj me pamjen dhe ndryshimin që ka pësuar në trup. Në fotot më të fundit 53-vjeçarja shihet më e dobët se zakonisht gjë që ka shtuar kureshtjen e fansave për të ditur se si ajo i ka arritur këto forma trupore.

E ftuar së fundmi në ‘Prive’, Gili ka zbuluar se ka humbur plot 27 kilogramë në 4 muaj. Një ndryshim shumë drastik ky që e ka arritur nëpërmjet një diete të quajtur Paleo Diet që e ka marrë emrin kështu për shkak se në këtë dietë njerëzit hanë ushqime të ngjashme me ato të kohës së paleoliti, pra përfshihet peshku, mishi, perimet arrat dhe farat.