Në pjesën më të madhe të këtij viti do i jepni shumë rëndësi jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që komunikimi me partnerin të mos humbasë për asnjë moment.

Muajt qershor dhe korrik do jenë më të bukurit dhe më të lumturit. Edhe nëse keni pasur ndonjë mosmarrëveshje do e stabilizoni situatën duke u treguar më tolerantë dhe më të kuptueshëm.

Ju beqarët do keni mundësi për takime, por sërish nuk do ndieni rrahje të forta zemre. Bëhuni të duruar dhe një ditë personi i duhur do të vijë për ju. Kjo ka mundësi të ndodhë në muajt e fundit të vitit. Në sektorin e financave duhet të tregoheni shumë vigjilentë dhe të arsyeshëm.

Kujdes me shpenzimet dhe mos merrni as kredi në bankë.

Shëndeti herë pas here do ketë probleme. Për shkak të ngarkesës do lodheni dhe do stresoheni mjaft. Këtë vit duhet të shfrytëzoni të gjitha kompetencat që keni në punë për të arritur atje ku dëshironi. Konkurrenca do jetë e fortë kështu që mos humbni kohë.