Gjatë këtij viti do jeni më të sinqertë si në dashuri ashtu edhe në miqësi. Do i kushtoni më tepër rëndësi familjes, të cilën e keni lënë pas dore muajt e fundit të vitit që shkoi.

Nëse keni një lidhje do mendoni t’i çoni gjërat edhe më tej, duke krijuar zyrtarisht një familje ose duke menduar për pasardhës. Ju beqarët do keni një vit më pozitiv dhe pak nga pak do harroni ato që keni kaluar kohë më parë.

Nuk do keni më frike as të njiheni me persona të rinj. Financat do kenë ulje dhe ngritje, por në përgjithësi nuk do keni katastrofa. Shëndeti do jetë më i mirë pas periudhës së dimrit. Tre muajt e parë të vitit rezistenca do jetë e dobët dhe do prekeni disa herë nga gripi.

Mos i lini shqetësimet pas dore për asnjë arsye. Periudha e dytë e vitit do jete ajo më intensivja në planin profesional. Edhe pse do lodheni rezultatet do iu kënaqin dhe do iu çlodhin menjëherë.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here