Lexoni se çfarë mund të prisni në vitin 2019 në punë, shëndet, dashuri dhe cilat janë ato këshilla të cilat mund të ndihmojnë në marrjen e vendimeve të rëndësishme! Telegrafi hollësisht zbulon se çka ju pret në vitin e ardhshëm.

Puna: Fillimi i vitit 2019 do t’ju sjellë situatë të ndryshueshme në sferën e parave, prandaj do të merrni masa që t’i përmirësoni rrjedhat e parave, qarkullimin e pagesave dhe në përgjithësi gjendjen tuaj financiare. Në qasjen ndaj detyrave të punës do të jeni sistematik dhe më shumë mund do të investoni në zhvillimin e punëve afatgjata. Do të keni sukses të merrni mbështetje e cila do t’jua mundësojë sigurimin më të lehtë të mjeteve të domosdoshme.

Marsi do t’ju jetë i volitshëm për inicimin e projekteve të reja afariste. Do të keni ide të reja të cilat me kujdes do t’i përpunoni para se të filloni t’i zbatoni në vepër. Do të provoni një metodë të re pune, e cila do të tregohet shumë e suksesshme dhe do t’ju sjellë sukses më të mirë seç keni pritur. Gjatë prillit të keni ndjenjë më të mirë për punë ekipore dhe për bashkëpunim, kur edhe do të zgjeroni bashkëpunimin dhe do të jeni më shumë të angazhuar në sferën shoqërore. Përkrahje do të merrni nga personat të cilët janë në pozita dhe do t’ju jepet shansi që të përparoni.

Deri në mesin e vitit do të arrini të inicioni një projekt të cilin e keni përgatitur në fshehtësi i cili do t’ju sjellë përparësi mbi konkurrencën. Nga qershori do të arrini të shtoni fitimin dhe me sukses do t’i realizoni punët e reja. Mesin e verës mund ta shfrytëzoni për pushim, sepse paraprakisht do të arrini që në afat t’i përfundoni detyrat me prioritet.

Nga mesi i shtatorit do të keni më shumë sukses në fushën e shërbimeve, sepse do të keni ndjenjë të mirë për nevoja të klientëve dhe të opinionit. Kujdes në marrëdhëniet me partnerët afaristë gjatë tetorit, sepse në atë relacion do të ketë konflikte interesi. Është e mundshme ndërprerja e një bashkëpunimi. Nuk është kjo periudha e volitshme për lidhje të kontratave të reja.

Nëntori dhe dhjetori do t’ju jenë të përshtatshëm për zgjidhjen e obligimeve të mbetura financiare, mirëpo falë ndjenjës së mirë për investime do të keni sukses ta përmirësoni profitin tuaj dhe t’i siguroni vetes përparim në karrierë.

Në sferën financiare viti 2019 do t’ju jetë i suksesshëm. Demat e papunësuar gjasa më të mëdha për punësim tëri do të kenë në sferat e industrisë, inxhinierisë, teknologjisë IT dhe dizajnit, si edhe në sferën e shërbimeve, posaçërisht gjatë majit dhe shtatorit.

Shëndeti: Fillimi i vitit do t’ju sjellë shëndet të ndryshueshëm, i cili do të çrregullojë disbalancën hormonale, qarkullim të vështirësuar të gjakut, pengesa të mundshme në zgjerim të venave. Deri në pranverë pason ngritja e imunitetit dhe shëndeti më qëndrueshëm. Gjatë majit dhe qershorit do të keni kondicion të shkëlqyeshëm. Do t’ju bëjë mirë të shkoni në piknik dhe të praktikoni aktivitete fizike në natyrë në ajër të pastër.

Pjesa e dytë e vitit do t’ju jetë relativisht e volitshme, pos periudhës nga gjysma e gushtit deri në fillim të tetorit kur janë të mundshme pengesa në metabolizëm dhe oscilime të qarkullimit të gjakut. Në atë periudhë praktikoni ushqim të shëndetshëm dhe të drejtë me konsumim më të madh të pemëve dhe perimeve, kalciumit, magnezit dhe vitaminave. Pini më shumë lëngje dhe ulni konsumimin e ëmbëlsirave.

Dashuria: Nëse jeni në lidhje: Fillimi i vitit do t’ju sjellë brenga dhe dyshime. Partneri do të jetë i tërhequr dhe misterioz. Më vonë do t’jua pranojë që ka bërë disa veprime të këqija financiare, prandaj do t’i zgjidhni mospajtimet. Nga mesi i shkurtit deri në mesin e majit do të merreni vesh mirë dhe do të planifikoni angazhime të përbashkëta. Njëri-tjetrit do t’i ofroni kujdes të plotë, butësi dhe emocione të sinqerta.

Mesi i vitit do t’ju sjellë vështirësi në komunikim, mospajtime dhe disharmoni në marrëdhënie. Vetëm nga mesi i gushtit do të arrini që të pajtoheni me personin e dashur. Nga shtatori deri në fund të vitit ju presin më shumë argëtime dhe aktivitete të përbashkëta. Do t’ju bëjnë mirë takimet, manifestimet shoqërore, koncertet, restorantet. Megjithatë, më së shumti do t’i doni momentet e përbashkëta intime.

Nëse jeni të lirë: Do të kërkoni personin me dukje të mirë të jashtme, mirëpo më shumë rëndësi do të dëshironi që partneri juaj i ardhshëm të ketë cilësi të brendshme personale. Në tremujorin e parë të vitit nuk do të keni sukses të njihni personin i cili do t’ju joshë. Nga mesi i pranverës do të njihni dikë i cili posedon shumicën e cilësive dhe do të lërë mbresa me shfaqjen e vet. Në fillim do t’ju duket që simpatia juaj nuk po ju vëren, mirëpo pas disa muajve të njohjes do të filloni më shpesh të takoheni dhe të dilni bashkë. Shpejt do të filloni lidhjen.

Demat e vjetër do të jenë të pavendosur midis personit me të cilin një kohë të gjatë janë të dashuruar dhe dikujt të cilin rastësisht do ta njohin nëpërmjet aktiviteteve afariste. Do të vendosni për personin i cili do t’jua bëjë qartë me dije që i jeni joshës, pra ai është personi tjetër.