Janë çifte që vendosin zemrën dhe shpirtin e tyre gjithmonë si prioritet, por marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin, ende jo. Dhe cila mendoni se është arsyeja? Janë shenjat e horoskopit që bëjnë punën e tyre. Për shumë persona mund të duket mjaft qesharake, por për disa të tjerë veprimi i yjeve ka shumë ndikim.

Ja cilat janë disa nga shenjat që nuk bien dakord me njëra-tjetrën, dhe që gjithmonë rezultojnë me probleme të pashmangshme:

Bricjapi Dhe Ujori- Kjo nuk mund të tingëllojë mjaft interesante, por Bricjapi dhe Ujori kanë rezultatin e tyre të ulët të përputhshmërisë. Megjithëse dy yjet janë të sunduar nga Saturni, zodiakët e tyre janë të ndryshëm. Kjo vjen pasi Bricjapi dëshiron qartësi, ndërsa Ujori i fiksuar pas performancës.

Peshorja dhe Demi- Të dyja shenjat udhëhiqen nga Venusi, ka shumë tërheqje por mbaron shumë shpejt. Janë persona që nuk duan kompromise, dhe nuk shkelin asnjëherë në “territorin” e njëri-tjetrit.

Luani dhe Gaforrja- Janë karaktere plotësisht të ndryshm. Janë ekspresivë dhe pak mjafton që lidhja e tyre të përfundojë në krizë. Shigjetari dhe Gaforrja- Duke pasur tipare të ndryshme të personalitetit, ata kurrë nuk tërhiqen nga njëri-tjetri. Mendimet e tyre janë plotësisht të ndryshme; Kur një Shigjetar do të lëvizë, një Gaforre do të qendrojë. Shigjetari lidhet emocionalisht, ndërsa Gaforrja është e interesuar më shumë për aspektin seksual.

Virgjëresha dhe Binjakët- Dy shenja me pikëpamje realiste dhe aspak të prirur për shpërthime emocionale. Marrëdhënia nuk shkon mirë mes një Virgjëreshe dhe një Binjaku, për shkak se kanë ndjenja të përziera dhe shumë të paqarta për njëri-tjetrin.

Akrepi dhe Peshqit- Akrepi ëstë posesiv dhe komandues. Peshqipt janë simpatikë dhe bujarë. Janë shenja shumë emocionale por që kanë dallime të mëdha në konceptimin e marrëdhëies. Akrepi ka karakter më shpërthyes, ndërsa peshqit kanë natyrë më të butë. Këto tipare të kundërta të personalitetit krijojnë shumë dallime midis tyre.