Një ngarkesë e madhe dr*oge, e kapur së fundi në Panama, ka nxjerrë në pah një skemë trafikimi të kok*ainës me kontenierë që kanë për destinacion Europën, duke treguar sesi po përdoret industria detare panameze për të transportuar sasi të mëdha lëndësh nar*kotike përtej Atlantikut.

Anijet e mallrave që kalojnë nga Panamaja drejt Europës i joshin shumë trafikantët kolumbianë, të cilët kërkojnë qasje edhe në tregje të tjera, përveç atij të Shteteve të Bashkuara, e rruga e Atlantikut u kompenson humbjet.

Probleme të ngjashme raportojnë edhe autoritetet në Brazil, që kane arritur të bien në gjurmët e një rruge të re tra*fiku nga një port holandez i nxjerrë nga përdorimi. I mbytur me kok*ainë rezulton të jetë dhe porti i Roterdamit, i cili u përmend edhe në raportin e fundit të DASH-it.

“Holanda – thuhej në raport, – është vend i rëndësishëm tranziti për dro*gat e paligjshme, sidomos kokainën që hyn në Portin e Roterdamit. Ajo mbetet po ashtu një vendburim kyç për drogat sintetike, kryesisht MDMA (ekstazi)”.

Raporti nxirrte në pah dhe një fenomen tjetër. Faktin që në këtë vend, vëllimi i trafikimit të dro*gave sintetike përmes internetit është rritur ndjeshëm. Një vit më parë, duke cituar vet policinë holandeze, “The Guardian” paralajmëronte se Holanda po kthehej në një nar*koshtet, ku forcat policore e kishin të pamundur të luftonin me kërcënimin e një ekonomie paralele kriminale.

Efektivët flisnin atëherë për “sindikata” të kri*mit të organizuar, të cilave u janë hequr frerët.

Në raportin e policisë theksohej se, detektivët shihnin sesi kri*minelë të vegjël shndërroheshin në sipërmarrës të pasur, që forconin pozitat në industrinë e shërbimeve, tregun e shtëpive, shtresën e mesme apo agjencitë e udhëtimit, ndërsa kritikët e tolerancës së treguar ndaj shitjes së kanabisit pretendojnë se Holanda është promovuar në mënyrë të pamatur, si një qendër e madhe e trafikimit të dr*ogës dhe njerëzve.(tch)