Policia ka arrestuar këtë të enjte punonjësin i cili një ditë më parë hodhi në humnerë kamionin e punës.
Ngjarja ndodhi në Moglicë, atje ku po ndërtohet një HEC. Punonjësi Bledar Kastrioti u pushua nga puna dhe menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi ka vendosur që të hedhë kamionin e kompanisë nga humnera.

“Pasi ka marrë njoftimin për largimin nga puna prej kompanisë ndërtuese të HEC-it Moglicë, ku punonte si shofer kamioni, ka marrë mjetin tip kamion dhe në aksin rrugor Opar-Moglicë, e ka hedhur këtë të fundit nga një lartësi prej 100 m duke e dëmtuar plotësisht dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 277, 273 e 150 të Kodit Penal”, njoftoi Policia.j.j