Arba Kokalari është bërë eurodeputetja e parë shqiptare. Ajo është zgjedhur nga Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e të dielës.

“Unë kam hyrë në parlamentin evropian! Faleminderit për të gjithë ata që kanë luftuar për mua!” shkruante deputetja më e re e PE, Arba Kokalari në “Facebook” pas daljes së rezultateve. Partia ku bën pjesë edhe shqiptarja fitoi 17.6 % të votave të përkthyera në 4 deputetë në PE.

Por kush është ajo?

Arba Kokalari lindi në Tiranë më 27 nëntor 1986 dhe është mbesa e Musine Kokalarit së diplomuar në “La Sapienza” të Romës në vitin 1941, por që u dënua dhe internua më vonë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës në Shqipëri dhe vdiq në 1983.

Arba Kokalari u largua nga Shqipëria ndërsa në vitet e fundit ishte mjaft aktive në partinë e saj ku udhëhoqi rininë dhe departamentin e Kulturës në qytetin e Stokholmit. Pas fitores së arritur 32-vjeçarja shqiptare ka marrë shumë urime nga shqiptarët në mbarë botën, por edhe politikanët në Tiranë.