Ditët e fundit në internet po qarkullon historia e dashurisë së një çifti të moshuarish, e cila na ka habitur të gjithëve. Bëhet fjalë për Herbert DeLaigle, 94 vjeç dhe Marilyn Frances DeLaigle, 88 vjeç, që kanë ndërruar jetë pas 71 vitesh martesë. Historia e tyre e dashurisë nisi në një kafene dhe përfundoi me vdekjen e të dyve në të njëjtën ditë.

Si fillim u nda nga jeta Herbert dhe Marylin nuk e përballoi dot dhimbjen e madhe. Ajo ndërroi jetë 12 orë pas bashkëshortit të saj. Çifti i të moshuarve kishin 6 fëmijë dhe 16 nipër, 16 stërnipër dhe tre stër-stër nipër.