Kosova shënoi një arritje të madhe në Ligën e Kombeve, duke u renditur në vendin e parë në Ligën D3, duke fituar promocionin në turneun e ardhshëm, e duke patur mundësinë të vazhdojë ëndërrën për tu kualifikuar në finalet e Euro-2020. Protagonisti absolut në fitoren 4-0 ndaj Azerbaixhanit ishte Arbër Zeneli, autor i tre golave, që atë ditë humbi gjyshin e tij, me të cilin ishte shumë i lidhur, por familja vendosi ta mbante të fshehur, për të mos i kondicionuar performancën në ndeshjen decisive të Kosovës.

Sipas asaj që bën e ditur Gazeta Ekspres, Arbëri nuk e ka ditur në lojë, humbjen që kishte pësuar në familje, pasi të afërmit kanë vendosur të mos e njoftojnë: Ai luajti për ekipin e Kosovës dhe arriti të shënojë tregolësh, duke u bërë lojtar i ndeshjes.

Në fund, Zeneli mori topin në shtëpi dhe një kënaqësi personale, si një ngushëllim për humbjen që kishte pësuar…