Ai ishte personi më i pasur në histori, pasuria e të cilit ishte vështirë për tu imagjinuar apo për tu krahasuar.

Edhe super të pasurit e sotëm, si Jeff Bezos, as që i afrohen perandorit afrikan Mansa Musa.

“Udhëheqësi i shekullit 14, ishte më i pasur se kushdo që mund ta përshkruajmë,” thotë revista Time.

Pasuria e tij ishte pafundësisht më e madhe se e njeriut të dytë më të pasur, perandorit romak Augustus Ceasar, pwr tw cili mendohet se kishte pasuri tw barazvlefshme me 4.6 trilion dollarw.

Ai ishte aq i pasur, sa që sipas historianëve, se kur ai i dha një pjesë tw pasurisë njerëzve të varfër gjatë vizitës në Kajro, ari që hyri në vend gati bankrotoi ekonominë e Egjiptit.

“Ai është njeriu më i pasur që e ka takuar ndokush.”

Musa u bë udhëheqës i Perandorisë së Malit në Afrikën Perëndimore në vitin 1312, duke e marrur fronin pasi paraarshësi i rij Ebu Bekër II u zhduk në një udhëtim detar në përpjekje për të gjetur brigjet e Oqeanit Atlantik.

Sipas të dhënave historike, Ebu Bekër e nisi ekspeditën e tij me 2000 anije dhe dhjetëra mijëra burra, gra dhe skllevër, të cilët nuk u kthyen asnjëherë.

Musa e trashëgoi mbretërinë që u la thatë në kohën kur Europa po ngulfatej nga luftërat civile dhe mungesa e furnizimeve.

Në të kundërtën, Mali ishte i mbuluar në resurse të mrekullueshme natyrore, përfshirë ari.

Nën udhëheqjen e tij, perandoria tashmë e përparuar u trefishua në madhësi, duke u zgjeruar drejt brigjeve të Atlantikut.

Ai ka pushtuar 24 qytete të mëdha të asaj kohe, përfshirë atë ku janë të ruajtura shumë dëshmi të asaj kohe – Timbuktun.

Ndërsa mbretëria e tij rritej, ashtu shtohej dhe pasuria – gjatë udhëheqjes së tij perandoria e Malit posedonte gjysmën e arit të botës së saj kohe.

Kathleen Bickford Berzock, e cila ka specializuar për Muze dhe Art në Northwestern University, thotë: “Si udhëheqës, Mansa Musa ka pasur qasje në shumicë e burimeve të pasurisë në botë në periudhën mesjetare”.

“Qendrat më të mëdha që punonin si këmbimore të arit dhe të të mirave tjera ishin në territorin e tij, dhe ai dinte si të bënte tregëti.”

Për këtë pasuri marramendëse, vendet e tjera nuk e kuptuan deri në vitin 1324.

Si një musliman i devotshëm që ishte, Musa nisi një udhëtim drejt Haxhit, dhe u largua nga vendi i tij me një karavan me 60.000 burra.

Mbreti morri me vete të gjithë ministrat dhe zyrtarët, dhe ajo që mbetet në histori është se për këtë udhëtim, edhe skllevërit ishin të veshur në mëndafsh të rafinuar persian.

Ibn Khaldun, historiani më i mirë kohës, kishte biseduar me njërin nga bashkëudhëtarët e Musa Mansa.

Ai kishte thënë se, “në secilën ndalesë, ai na qarroste me ushqime të rralla dhe luksoze”.

Me të arritur në Kajro, ai u tregoi të gjithëve per krenarine e tij, pasi refuzoi të takohej me udhëheqësin e Kajros, al-Malik al-Nasir. Ky i fundit e kishte si traditë që t’i puthej dora dhe toka para këmbëve të tij.

Gjatë qëndrimit në Kajro, Musa shpenzoi aq shumë, duke u dhuruar ari dhe dhurata të cmuara të varfërve që ishin në qytet.

Edhe pse qëllim mirë, kjo bamirësi gati shkatërroi ekonominë e vendit duke e devalvuar vlerën e metaleve në Egjipt. Vendit iu deshën 12 vite për ta marrë veten.

Por shpenzimet e tij të mëdha dhe bujaria e famshme përfundimisht çuan në rënien e mbretërisë së tij.

Duke mos e ndalur fare dorën, pasuria e tij shkoi drejt shterrjes para se të mbaronte Haxhin, dhe populli i tij e kritikoi pse nuk e ruajti pasurinë e mbretërisë.

Gjatë rrugës së kthimit, mbreti pushtoi territoret e Gaos, duke zgjeruar territorin deri në brigjet e Saharës përgjatë lumit Niger.

Por pushtimi më dashur për të ishte qyteti i Timbuktu, qyteti që u mbush me ndërtesa të mermerit dhe rrugë të shtruara me kocka kalldrëmi nga ari.

Edhe 500 vite më vonë, në shekullin 19, ka pasur zëra se ekziston një qytet mistik i mbuluar në ar, e kjo ide i tërhoqi gjuetarët e arit dhe zbuluesit.

Mansa Musa ndëroi disa nga xhamitë më të rralla në histori, të cilat edhe sot qëndrojnë.

Ai u kthye nga Meka prej nga ku i morri me vete disa dijetar islam, në mesin e tyre edhe poetin andaluzian dhe arkitektin me famë Abu Es Haq es Salehu, i cili dizajnoi të famshmen “Djinguereber”, një nga xhamitë më të rralla në botë.

Mbreti thuhet se e pagoi me 200 kilogramë ar, të cilat në paratë e sotme do të ishin 8.2 milion dollarë.

Ai gjithashtu financoi shkrimin e librave dhe ndërtoi shkolla dhe biblioteka, duke e kthyer Timbuktun në qendër të arsimit, ku njerëzit nga e gjithë bota udhëtonin për të studiuar aty.

Kur Mansa Musa vdiq në vitin 1337, ai ishte 57 vjeç. Perandoria u trashëgua nga djemtë e tij, të cilët nuk mund ta mbanin atë as afërsisht si bëri babai i tyre.

Shtetet më të vogla u ndanë dhe perandoria u shkatërrua.

Fama e Malit si një vend i pasurisë së pabesueshme përfundimisht çoi në pushtimin e tij nga mbretëria portugeze në shekullin e 15-të.

Mansa Musa dhe perandoria e tij e mrekullueshme Afrikane përfunduan, dhe pjesa tjetër mbeti vetëm histori. (tesheshi)