Duket si film, por në fakt është historia e vërtetë e dy të dashuruarve që nuk e harruan kurrë njëri- tjetrin, edhe pse i ndau koha dhe një oqean i terë në mes!

Vetëm falë stacionit televiziv, France 2, K. T. Robbins dhe Jeannine Ganet, u rigjetën sërish.

Në 1944-tën, Robbins ishte ushtar i trupave amerikane i dërguar në një fshat të Francës.

Atje u njoh e u dashurua me Jeannine-n, asokohe 18 vjec ( ai ishte 24).

Dy muaj më vonë, K.T. u zhvendos bashkë me bataljonin e tij në një rajon tjetër të Francës.

I tha se mund të rikthehej tek ajo, por nuk ndodhi asnjëherë. Ai u kthye në SHBA dhe u martua.

Megjithatë, nuk e harroi kurrë. E ndersa mendonte se ajo kishte vdekur, gazetaret zbuluan qe gruaja ishte gjalle!

Kur u ritakuan tani, ai i tha dashurisë së vjetër ( që sot është 93 vjece dhe me 5 fëmijë) se e ka dashur gjithmonë, dhe se ajo kurrë nuk i kishte dalë nga zemra!!!

Ajo tha se e ka menduar gjatë gjithë kohës, dhe e kishte pritur pas luftës.

Kam qarë shumë, rrëfeu francezja, ndërsa kur e pa pas kaq shumë vitesh, pyetja që i bëri ishte:

“Përse tu desh kaq shumë që të kthehesh?”

Robbins ishte 24 vjeç kur e pa për herë të parë Jeannine Ganaye, e cila sot është 92 vjeç.

Çifti ra në dashuri, por dy muaj më vonë ushtarit iu komunikua se duhej të largohej nga fshati për të luftuar diku tjetër.

“I thashë që ndoshta do të kthehesha ta merrja, por nuk ndodhi kështu”, tha Robbins për “France 2”.

“Kur iku me kamion, isha shumë e trishtuar. Do doja që pas luftës të mos ishte kthyer në Amerikë”, u shpreh Jeannine, e cila në vitin 1945 nisi të mësonte anglisht me shpresën se Robbins do të kthehej një ditë për të.