Vepra teatrore ”Historia e kopshtit zoologjik” është premiera që vjen për publikun gjatë fundjavës në Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Nën regjinë e Eni Janit, vepra trajton tema sociale me mesazhe mjaft aktuale që nga toleranca, edukimi i fëmijëve dhe deri tek moskomunikimi midis individëve në shoqëri që është dhe mesazhi kryesor i kësaj shfaqje, fenomen ky universal.

Shfaqja do të ngjitet në skenë përmes dy personazheve që interpretohen nga aktorët Genci Fuga si Piter dhe Kristian Koroveshi si Xherri.

Para premierës, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare regjisorja Eni Jani tregoi detaje interesante mbi premierën dhe mesazheve që ajo trajton.

“Tematika që trajton kjo vepër është diçka e veçantë, ku në qendër ka natyrën njerëzore. Komunikim dhe më saktë moskomunikimi mes njerëzve është thelbi i kësaj vepre. Mesazhi i kësaj vepre është universal si për publikun shqiptar dhe për atë jashtë pasi mesazhi i saj është universal ky thelbi është natyra njerëzore”, tha Jani.

”Kjo mungesë komunikim në aspektin njerëzor na e ka thyer shoqërinë në një kopsht zoologjik ku siç kanë kafshët kafazët e tyre të ndarë dhe secili nga ne po krijon këto kafazë, ku nëse do kishim komunikim çdo gjë do ishte më mirë dhe ne më të lumtur. Komunikimi midis dy personazheve në këtë kopsht zoologjik është një pasqyrë që reflekton këdo që do vij të shijojë këtë shfaqje”, u shpreh regjisorja Jani.

“Personazhi im është Jerri dhe është një njeri me problem në komunikim, pra në ndërtimin e raporteve sociale me të tjerët. Ky personazh brenda shfaqjes përjeton tre gjendje emocionale të ndryshme dramaticitet të thellë, tragjizëm të thellë emocional dhe ironi sarkastike’’, u shpreh aktori Kristian Koroveshi mbi rolin e tij në premierë.

Aktori Genc Fuga i cili vjen në rolin e Piterit në këtë shfaqje, shprehet se “është një personazh që në dukje ka çdo gjë në rregull, i cili kërkon një lloj konsultimi dhe qëndrimi vetëm. Në cepin e kopshtit zoologjik ky personazh përballet me të vërtetat e tij, si strukturimi që i ka bërë ose jo familjes dhe më pas angazhimit të tij të përditshëm. Mesazhi i kësaj vepre është i thjeshtë boll të kemi dëshirën të komunikojmë me njëri-tjetrin, të kemi dëshirën për të njohur realitetet e të tjerëve që më pas të kapim dimensionet tona”.

Shfaqja do të vijë premierë për publikun në datë 19 prill dhe do të ngjitet në skenë mbrëmjet e 20 dhe 21 prillit në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

“Historia e kopshtit zoologjik”, premierë nga Eni Jani në Teatrin Eksperimental

“Historia e kopshtit zoologjik”, premierë nga Eni Jani në Teatrin Eksperimentalhttp://ata.gov.al/2019/04/17/historia-e-kopshtit-zoologjik-premiere-nga-eni-jani-ne-teatrin-eksperimental/Nën regjinë e Eni Janit, vepra trajton tema sociale me mesazhe mjaft aktuale që nga toleranca, edukimi i fëmijëve dhe deri tek moskomunikimi midis individëve në shoqëri që është dhe mesazhi kryesor i kësaj shfaqje, fenomen ky universal. Shfaqja do të ngjitet në skenë përmes dy personazheve që interpretohen nga aktorët Genci Fuga si Piter dhe Kristian Koroveshi si Xherri.

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Mittwoch, 17. April 2019