Real Madridi do ta kalojë Oqeanin Atlantik në një fluturim të rehatshëm tetë-orësh për turneun parasezonal, por udhëtimi i tyre i parë drejt Amerikës në vitin 1927 kishte qenë më ndryshe. Atë vit, skuadra e Real Madridit i kaloi 18 orë në det pasi u largua nga porti i Barcelonës drejt Amerikës së Jugut, në korrik.

“Nuk ishte gjithçka e këndshme. Ne u përballem me një stuhi të furishme në bregdetin e Uruguait”, kishte thënë Santiago Bernabeu. “Por, u mësuam me ato gjëra sikur me një sulm në portë. I kaluam momentet e këqija me filozofi dhe mentalitet të fortë. Ne tentuam ta bëjmë më të mirën tonë”. “Los Blancos” i luajtën 15 ndeshje në gjashtë vende të ndryshme gjatë atij turneu, në Argjentinë, Uruguai, Peru, Kubë, Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vendlindje, Federata e Futbollit e Spanjës ishte duke e planifikuar krijimin e një lige profesioniste dhe Real Madridi u gjobit me 1000 pesetë për shkak të mungesës. Zënkat në tribunat e stadiumit në ndeshje bënë që të përfshihen edhe disa futbollistë dhe Jose Maria Munagorri e mori kontrollin e situatës në duar të veta. Ai u detyrua ta gjejë një anije dhe shkoi në det për ta shpëtuar bashkëlojtarin e tij, Jose Maria Penan. Pena ishte takuar me një grup të peshkaqenëve gjatë kohës sa ishte duke notuar në det dhe më vonë u shpëtua nga një anije tjetër.

Para se të udhëtonin për në Nju Jork, skuadra e Real Madridi mendoi se kishte filluar një revolucion pasi që kishin dëgjuar të shtëna me armë. Megjithatë, më vonë ata mësuan se qytetarët kishin qenë duke e festuar Ditën e Pavarësisë së Meksikës.