Refuzohet oferta e Chelseat për huazimin e futbollistit argjentinas
Dukej punë e kryer, por gjithçka është kthyer mbrapshtë.Gonzalo Higuain ishte një hap larg transferimit në Chelsea, por gjërat kanë ndryshuar sa hap e mbyll sytë. “Blues” janë të gatshëm ta marrin sulmuesin e Milanit vetëm në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Mirëpo, kjo ide nuk i përshtatet as Milanit e as Juventusit, i cili e mban kartonin e tij. Prandaj, sipas të gjitha gjasave, ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Napolit mund të mbetet në “San Siro”, të paktën deri në verë.