Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka pritur sot në një takim drejtorin e Policisë gjermane, Dieter Romman, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Tiranë.

Gjatë takimit mes Xhafaj dhe Romman është diskutuar rreth bashkëpunimit mes policive të dy vendeve për hetimet e përbashkëta për kapjen e grupeve kriminale.

“Sapo përfundova një takim shumë miqësor dhe të frytshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë gjermane z. Dieter Romann, i cili gjendet në Tiranë për një vizitë dyditore.

Konfirmuam bashkëpunimin e shkëlqyer të derisotëm dhe folëm për projekte konkrete në vazhdimësi. Thellim i shkëmbimit të informacionit mes dy policive tona. Hetime të përbashkëta për kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të grupeve dhe elementëve kriminalë.

Mbështetje në mjete, logjistikë dhe ekspertizë nga Policia gjermane për Policinë e Shtetit. Për më shumë detaje, nesër në komunikim me mediat dhe publikun së bashku me z. Romann”, shkruan Xhafaj.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here