Dielli (që kërkon 30 ditë për të lëvizur nëpër çdo shenjë, prandaj ka 12 shenja të zodiakut në një vit), Hëna lëviz shpejt, duke shpenzuar vetëm 2-3 ditë në çdo shenjë, shkruan meganews.al.

Kjo paqëndrueshmëri, do të thotë se ka një ndikim të veçantë, po aq dhe të rëndësishëm në energjinë tonë të përditshme. Më poshtë do t’ju japim kalendarin e hënës deri në mesin e muajit tjetër dhe çfarë

17 qershor: Hënë e plotë në Shigjetar

Njohur edhe si Straëberry Moon, Honey Moon ose Rose Moon, kjo paraqet kulmin e pranverës dhe fillimin e verës. Nëse ende nuk e keni të qartë, kjo është një shenjë e mirë për jetën tuaj të dashurisë. Është koha për ndryshim dhe mundësi të reja. Përdorni këtë energji të Hënës për të marrë atë çka doni!

20-22 qershor: Hënë në Ujor

Këto pak ditë do të ndjeni se keni gjithçka nën kontroll dhe nuk do t’u druheni eksperimenteve. Nëse je në një marrëdhënie, e sigurtë që seksi nuk do të jetë i mërzitshëm, sepse do të vini në punë fantazinë tuaj. Kjo është një periudhë për të dalë nga monotonia e për të testuar kufijtë tuaj.

23-24 qershor: HËNA NË SHENJËN E PESHQVE

Është koha për t’ çliruar dhe ndarë mendimet, shpresat dhe frikën tuaj rreth dashurisë me partnerin tuaj apo edhe me miqtë tuaj më të afërt. Mos i mbart emocionet negative së brendshmi, sepse kur mbahen në errësirë, mund të të ndihen vërtet dërrmuese.

28-29 qershor: Hëna në DEM

Pushimi është “tema” e kësaj faze, prandaj shpërfillni gjithçka ju lodh kokën dhe merrni kohë për t’u relaksuar.

30 qershor – 1 korrik: HËNA NË BINJAK

Kjo është një fazë tejet e fuqishme dhe imagjinata juaj do të drejtojë për pak ditë jetën tuaj. Kini kujdes qëndroni në këmbë sepse mund të gaboni e të lëndoni njerëzit që ju duan.

2-3 korrik: Hënë e re në Gaforre

Një Hënë e Re sinjalizon pikun e energjisë seksuale, prandaj sigurohuni që të mos e humbisni këtë mundësi.

10-12 korrik: HËNA NË AKREP

Xhelozitë, dyshimet, akuzat dhe sekretet po kërcënojnë lidhjen tuaj. Prisni që stuhia të kalojë.