Gënjeshtra më e madhe që i themi vetes është “Nuk mundem”, por me motivimin, mbështetjen dhe shtysën e duhur ne mund të bëjmë gjëra që as nuk i kishim menduar. Hëna e re në shenjën e Dashit mund t’ju japë “një dorë” këtë periudhë për t’i dhënë fund një pune të pambaruar. Nga njëra anë, kjo është një mundësi shumë e mirë për fillimet e reja, por nga ana tjetër, ky fenomen astrologjik na paraqet disa sfida serioze.

Çdo hënë e re është fillimi i një cikli të ri, dhe kur kjo hënë është e shenjës së parë astrologjike Dashit dinamik, impulsiv dhe shumë ekspresivë, është më shumë sesa thjesht një kapitull i ri.

Kjo është periudha të shprehni pa druajtje identitetit tuaj , të jini të guximshëm dhe të mendoni vetëm për përparimin tuaj. POR Saturni në Bricjap do të frenojë paksa impulsivitetin tuaj.

Ne kemi për qëllim përparimin, dhe Saturni flet për moderim. Ne ndjejmë një urgjencë për të vepruar shpejt dhe Saturni thotë se ne duhet të kemi durim. Ne përpiqemi të jemi vetvetja dhe dikush tjetër do që të sillemi ndryshe.

Edhe më keq, kjo lëvizje e planeteve mund të përkthehet në frikë, pesimizëm dhe pengesë. Gjithçka është në dorën tuaj, sesa të vendosur do të jeni për të mos u thyer.

Le të jemi të kujdesshëm sepse kjo hënë e re, edhe pse premton një fillim të ri, do të jetë gjithashtu, frustruese dhe shtypëse. Le të jemi të kujdesshëm.